Mjeku infeksionit Pipero Këshillon Qytetarët Për Kujdes Gjatë Stinës së Vjeshtës

389 0

Jemi në fundin e pandemisë në Shqipëri po jo në botë, ndaj nuk duhet të jemi euforik, është shprehur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjatë një viti pandemie ka përcjellë nota optimiste.

 Verën e parashikon të qetë, por u kërkon qytetarëve kujdes, pasi nuk dihet ende sjellja e virusit pasi ka ende paqartësi në lidhje me mutacionet e tij.

Që nga e premtja nuk ka pasur pacientë me Covid që kanë kërkuar të shtrohen në shërbimin infektiv dhe numri i të shtruarve është i ulët.

Raste që preken nga Covid do të ketë edhe gjatë verës, po kështu shtatori pritet të sjellë një valë tjetër të përhapjes së infeksionit, por numri i lartë i personave që e kanë kaluar Covid, si dhe numri i personave të vaksinuar do të frenojnë shtrimet në spitale dhe humbjet e jetëve./Burimi:Top Channel