Pajisja e Duhur Për Shtëpi Të Pastër Dhe Ushqime Të Sigurta

675 0

Pastërtia është një nga pikat e forta të një shëndeti të mirë dhe të fortë.

Madje këto kohë, higjiena ka qenë një nga çështjet kryesore të trajtuara në lidhje me mbrojtjen nga virusi që shkakton sëmundjen COVID-19.

Duke nisur që nga dezinfektimi i ambienteve ku jetojmë e punojmë e deri tek siguria e pastrimit të ushqimeve, këto kanë qenë deri diku problematikat më të hasura.

Specialistë mjekësorë kanë këshilluar gjatë gjithë pandemisë kujdesin që çdo qytetar duhet të tregojë, ndaj dhe AgroWeb.org ju tregon rreth një pajisje që ju ndihmon për të zgjidhur këto shqetësime.

Bëhet fjalë për Ozon, një makineri e vogël e cila fokusohet tek sigurimi i cilësisë së ajrit dhe ujit që në përdorim në shtëpitë dhe zyrat tona.

Më poshtë në këtë artikull do t’ju tregojmë shkurt të gjitha arsyet përse kjo pajisje është ajo që ju duhet në çdo kohë.

Për Një Shtëpi Të Pastër Dhe Të Sigurt

Ozon është një aparaturë e cila prodhon një gaz 100% natyral e jo toksik. Duke qënë se është një gaz më i rëndë se oksigjeni ai depërton kudo dhe në thellësi, duke dezinfektuar çdo milimetër të ambjentit të synuar për dezinfektim, duke asgjësuar të gjitha organizmat prezente. Ozoni prodhohet në vend, prej ajrit. Nuk nevojiten material as pajisje kimike.

Ndaj dhe është një zgjidhje ekonomike për të gjitha familjet të cilat dëshirojnë një mbrojtje më të fortë, pasi mund të përdoret sa herë të dëshironi, pa ju shpenzuar.

Diçka e tillë e bënë këtë aparaturë perfekte për t’i krijuar fëmijëve një vend të sigurt dhe higjienik.

Por nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që Ozon arrin të eliminojë edhe viruset më të forta siç janë llojet SARS-CoV-2, MERS dhe SARS. Siç e dimë këto viruse qëndrojnë aktiv në sipërfaqe të ndryshme për disa ditë, ndaj teknologjia e dezinfektimit me ozon është zgjidhja më efikase.

Gazi i Ozon arrin të depërtojë në membranën e këtyre viruseve dhe t’i eliminojë ato duke luftuar kështu rrezikun që ju të infektoheni.

Duke përdorur këtë aparat në shtëpinë tuaj ju krijoni një vend të sigurt ku mund të rrini të qetë e pa u shqetësuar për prekjen nga sëmundje.

Siguria Ushqimore Është Një Pikë e Fortë E Ozon

Duke lënë pas dezinfektimin e ambienteve ku jetojmë, një pikë kyçe për sigurimin e shëndetit është cilësia e ushqimeve që konsumojmë.

Përveç pastrimit të ajrit, Ozon mundëson një teknologji e cila ozonizon ujin duke e dezinfektuar atë nga çdo lloj mikroorganizmi ekzistues, duke e purifikuar atë.

Sigurisht që larja me ujë largon papastërtitë, por kur bëhet fjalë për insekticide, pesticide apo kimikate të cilat gjenden në sipërfaqen e produkteve, uji i thjeshtë nuk arrin rezultatet e duhura.

Ju mund ta përdorni ujin e Ozon fare lehtë për të pastruar frutat dhe perimet që blini në tregje dhe të ndiheni të sigurt kur i konsumoni. Ozon është një oksidues shumë më i fuqishëm se klori, amoniaku apo peroksidi i hidrogjenit. Por ndryshe nga këto substanca, gazi dhe uji i kësaj aparature nuk lë gjurmë kimike apo toksike, dhe as aromë pas trajtimit.

Gjithashtu Ozon ju ndihmon edhe tek produktet e mishit apo peshkut, duke eliminuar tek to edhe sasinë më të vogël të antibiotikëve apo hormoneve të cilat nuk largohen edhe pas gatimit. Ndaj për një dezinfektim sa më natyral për produktet që në gatuajmë është e domosdoshme një teknologji e sigurt. Duke qënë se ozoni kthehet në oksigjen, perimet dhe frutat tuaja oksigjenohen dhe rigjenerohen pasi janë dezinfektuar me ujin e ozonizuar. E njëjta gjë ndodh dhe me lëkurën e njeriut.

Shëndeti i Bukurisë Me Ozon Bëhet Më i Lehtë

Lëkura është një nga organet më të mëdha në trupin tonë, ndaj dhe kujdesi për të duhet të jetë po aq primar.

Shumë sëmundje serioze të lëkurës shkaktohen nga papastërtitë, myku apo baktere të ndryshme të cilat gjenden në rroba apo mobilie.

Me Ozon ju mund të pastroni nga myku, insektet apo parazitet sipërfaqet e divaneve, karrigeve, dyshekëve, mobilieve apo dyshemesë pa u lodhur.

Nga ana tjetër ju mund të përdorni ujin e Ozon dhe të lani rrobat apo këpucët tuaja për të qenë 100% të pastra dhe higjienike.

Kështu luftoni alergjitë dhe sëmundjet e rënda që mund të shfaqen gjatë jetës.

Por kjo pajisje nuk ndalet këtu me funksionet e saj, ujin e Ozon mund ta përdorni edhe për të larë dhëmbët, lëkurën apo flokun tuaj.

Duke siguruar kështu një shëndet të plotë të tyre duke larguar aromat, ruajtur hidratimin por edhe duke i dhënë bardhësi e shkëlqim të përkryer.

Por sa kohë i duhet Ozon për të kryer të gjitha këto veprime?

Për pastrimin e ujit Ozon i duhet 5-20 minuta

Për pastrimin e frutave dhe perimeve kësaj pajisje i nevojitet 10-20 minuta

Produktet e mishit dhe peshkut dezinfektohen nga Ozon për 5-10 minuta

Aromatizimi i rrobave kryhet për vetëm 10-20 minuta

Për më shumë informacione rreth kësaj pajisjeje novatore ju mund të vizitoni faqen e tyre në Instagram dhe të kontaktoni me ekspertët e kësaj kompanie për çdo pyetje tjetër që mund të keni tek ky numër +355686193529/AgroWeb.org