Pneumologu Arjan Mezini: Testimi dhe Trajtimi i COVID-19 në Çdo Spital të Vendit

351 0

Mjeku pneumolog Arjan Mezini tha për Euronews Albania se në kushtet kur kapacitetet e spitalit infektiv janë ezauruar dhe spitali ‘Shefqet Ndroqi’ apo ndryshe Sanatoriumi është rikthyer në COVID-2 duke lënë pa trajtimin e nevojshëm pacientët e vet është domosdoshmëri që të decentralizohet trajtimi i COVID-19 edhe në spitale të tjera në rrethe.

E njëjta gjë sipas duhet të bëhet edhe me testimet. Këtë shërbim tha z. Mezini mund ta ofrojë edhe vetë spitali ‘Shefqet Ndroqi’ që ka eksperiencë në kryerjen e testimeve molekulare…

“Unë e kam kërkuar edhe më herët decentralizimin e testimit molekular. Edhe tek Sanatoriumi bëhet testimi molekular për turbekulozin  dhe i kemi kapacitetet e nevojshme.

Tani kemi epidemi në formë vatrash në Shqipëri, gjë që nuk duhet të kishte ndodhur. Duhet të ketë 5-6 pika për testime.

Ne nuk mund të ngarkojmë vetëm spitalet në Tiranë pasi ne s’e dimë sa do zgjasë kjo gjë. Dhe të sëmurët e sanatoriumit nuk mund t’i lëmë shumë gjatë të presin, pasi ata kërkojnë kushte specifike trajtimi. Duhet bërë pajisja e spitaleve rajonale që të trajtojnë këtë gjë, pasi kjo nuk është histori e shkurtër”, tha mjeku.

Ai kërkoi nga instancat përkatëse që të bëhet testimi i të gjithë pacientëve që shtohen në spital dhe testimi periodik i stafit mjekësor, në mënyrë që të mos përsëritet situata e 2-3 javëve më parë në QSUT e cila u kthye në një vatër infeksioni./Burimi:EuroNews