Regjimi Ushqimor Që Mund Të Largojë Diabetin E Tipit 2 – Këshillat E Ekspertëve

939 0

Një studim i kohëve të fundit ku AgroWeb.org u bazua, sugjeron se planifikimi “i duhur” i regjimit ushqimor mund të bëjë një diagnozë si ajo e diabetit të tipit 2 një gjë të së kaluarës.

Autorët e këtij studimi nga Universiteti i British Columbia dhe Universitetit Teesside në Angli, mblodhën afro 200 të rritur të moshave nga 30 në 75 vjeç, të prekur nga diabeti.

Studiuesit i udhëzuan ata të ndiqnin një regjim specifik ushqimor 12-javor.

Ky regjim përbëhej nga marrje e ulët e kalorive (850 deri në 1.100 kalori në ditë), sasi të ulta karbohidratesh (më pak se 50 gr karbohidrate në ditë) dhe marrje e një sasie më të lartë të proteinave (110-120 gram në ditë).

Çfarë treguan rezultatet e këtij studimi dhe cilat janë këshillat e ekspertëve?

Sipas rezultateve të studimit, më shumë se një e treta e pjesëmarrësve hoqën dorë nga medikamentet e diabetit brenda tre muajsh.

Kjo ndodhi pasi ata treguan se patën përmirësime të konsiderueshme në nivelet e sheqerit në gjak, presionin e gjakut, peshën dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Autorët e studimit shprehen se diabeti i tipit 2 mund të trajtohet dhe nganjëherë edhe të largohet me ndërhyrjet e duhura në mënyrën e të ushqyerit.

Siç është treguar edhe në studime të mëparshme, këto ndryshimeve shpesh mund të jetë një luftë e vërtetë.

Kjo pasi një plan ushqyerje që bazohet në kalori dhe karbohidrate të ulëta mund të jetë kufizues, kështu që ndjekja e tij për një periudhë afatgjatë mund të jetë një sfidë.

Ky ndryshim mund të rrisë edhe rrezikun e hipoglicemisë tek disa individë, gjë e cila mund të kërkojë mjekim me ilaçe.

Prandaj ekspertët theksojnë rëndësinë e kontrolleve të rregullta tek një farmacist, mjek ose dietolog.

Dhe kjo veçanërisht nëse dëshironi të filloni një plan ushqyerje me konsum të reduktuar të kalorive dhe karbohidrateve.

Këshillimi me një specialist është mënyra më efektive dhe më e sigurt për të bërë këto ndryshime në regjimin ushqimor dhe në stilin e jetesës.