Rikthehet Fruthi në Shqipëri – Simptomat dhe Masat që Duhet Të Merrni

497 0

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë dhënë alarmin për rikthimin e një nga sëmundjeve epidemike.

Fruthi, ndoshta virusi më ngjitës, është rikthyer furishëm në Shqipëri, dhe në të gjithë Evropën.

Sipas të dhënave ku AgroWeb.org bazohet, tregohet se në harkun kohor të një viti, ky virus po përhapet me ritme të shpejta.

Nga raporti i publikuar së fundmi, gati 90,000 njerëz të sëmurë nga virusi në gjysmën e parë të vitit 2019.

OBSH-ja liston si arsyen kryesore të rishfaqjes së kësaj sëmundje, refuzimin ndaj vaksinave.

Në Shqipëri mbulimi i vaksinës së fruthit është në masën 88% në vend të 95% që duhet të jetë në rang vendi siç shprehen ekspertët.

Tirana është vendi që ka mbulimin më të madh të fëmijëve të vaksinuar në vendin tonë.

Ndërsa vendet që e kryejnë më pak këtë shërbim janë Fieri, Lushnja apo Delvina.

Ajo çfarë është shqetësuese sipas mjekëve është tendenca e prindërve për të hequr dorë nga vaksinimi i fëmijëve të tyre.

Simptomat Paralajmëruese të Fruthit

Simptomat e fruthit zakonisht shfaqen brenda 10-12 ditëve pas ekspozimit ndaj virusit.

Fruthi manifestohet me pika të kuqe të shpërndara në fytyrë dhe gjithë trupin.

Disa simptoma të tjera përfshijnë kollën, temperaturë, fyt të acaruar, sy të kuq dhe pika të bardha të krijuara në mukozën e gojës.

Masat Parandaluese që Duhet të Merrni

Një ndër masat kryesore që mund të merrni kundër këtij virusi është vaksinimi sipas këshillave mjekësore.

Ndërkohë ka disa masa që ju mund të ndërmerrni gjatë kohës që ju ka zënë fruthi.

Ato përfshijnë konsumimin e shumë lëngje, suplemente të vitaminës A, përdorimi i Advilit, Ibuprofenit apo Tylenolit për ulejn e temperaturës sipas këshillimit të mjekut.

Si dhe avulli me gjethe dafine apo eukalipti për të liruar rrugët e frymëmarrjes.

Gjithsesi AgroWeb.org ju këshillon që të mos lini pas dore konsultën me mjekun për çdo përkeqësim të gjendjes suaj shëndetësore./AgroWeb.org