Rreziku Nga Sheqeri – Mënyrat E Thjeshta Për Ta Pakësuar

918 0

Një regjim i shëndetshëm ushqimor pranon sa më pak ushqime dhe pije që janë të pasura me sheqer.

Rreziku i Ëmbël i Sheqerit

Sheqeri gjendet natyralisht në çdo ushqim që përmban karbohidrate siç janë frutat, perimet, drithërat dhe bulmeti.

Konsumi i ushqimeve të tilla me sheqerna natyrale nuk është i rrezikshëm sepse ato përmbajnë edhe fibër, minerale dhe antioksidantë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sheqeri është një produkt që gjendet në shumë produkte industriale të konsumit të përditshëm.

Ai gjendet edhe në ushqime të cilat në paraqitje as nuk kanë lidhje me sheqerin si për shembull salca e domates.

Konsumi i lartë e i vazhdueshëm i sheqer jo vetëm që zmadhon depozitat e yndyrës në trup por edhe shkakton dhjamosje të mëlçisë.

Kjo e fundit është faktor kontribues në shfaqjen e diabetit, që në vetvete nxit sëmundjet e zemrës.

Konsumi i sheqerit rrit tensionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin kronik, dy faktorë të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Si Të Kufizoni Sasinë Ditore Të Sheqerit

Ekspertët thonë se kufizimi i sheqerit nuk është një mision i pamundur, nëse njeriu tregohet i kujdesshëm dhe i vëmendshëm.

Për shembull, drithërat ose tërshëra e mëngjesit nuk kanë nevojë të ëmbëlsohen me sheqer.

Në vend të tij mund të zgjidhni fruta.

Të gjitha pijet industriale që mbushen dyqanet në vend përmbajnë sheqer.

Në vend të tyre mund të përpiqeni të zgjidhni alternativa më të shëndetshme pa sheqer shtesë, ose më mirë akoma të pini ujë me fruta ose me limon.

Në vend të ëmbëlsirave apo biskotave mund të zgjidhni sërish fruta.

Nëse gatuani ëmbëlsira në shtëpi, atëherë mund të përgjysmoni sasinë e sheqerit të përdorur ose të zgjidhni ëmbëlsues natyralë më pak të dëmshëm.

Kini parasysh që salcat e ndryshme industriale si ajo e domates apo të sallatave përmbajnë shumë sheqer.

Kur të blini produkte të tilla, lexoni etiketat përkatëse dhe zgjidhni alternativën me më pak sheqer.

AgroWeb.org ju këshillon se mjaftojnë disa hapa të thjeshtë për të bërë një ndryshim madhor në ushqyerjen tuaj për të mirën e shëndetit.

Ushqimet e Përpunuara

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Pijet Dhe Ushqimet E Ëmbëlsuara

Hiqni dorë nga pijet dhe lëngjet e blera në market.

Frutat e plota, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karrotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Më Shumë Perime dhe Proteina

Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor.

Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak.

Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur.

Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.