Shkon në 67 Numri i të Shëruarve nga COVID-19 në Vendin Tonë

367 0

 

Në komunikimin e përditshëm në lidhje me zhvillimet e reja nga përhapja e koronavisurit COVID-19 në Shqipëri, ISHP konfirmoi 16 raste të reja.

Pas testimit të 152 personave të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, verifikimi i rasteve të kontaktit po ecën me ritme të shpejta, sipas Silva Binos, shefes së ISHP.

Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste.

Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar ku: 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë Bino konfirmon se në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” rezulton të jetë vetëm 1 pacient i shtruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 140 raste

– Durrës 29 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe çdo pyetje për COVID-19, ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19./AgroWeb.org