Si Ndikon Izolimi Tek Shëndeti Mendor – Jeta Përmes Distancimit Fizik

432 0

Qeveritë e globit i kanë këshilluar njerëzit t’i përmbahen rregullave të higjenës dhe të praktikojnë atë që rëndom njihet si distancim fizik dhe izolim për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Të dyja këto qasje, pra si distancimi ashtu edhe izolimi, dallojnë nga njëra tjetra, thonë ekspertët.

Çfarë Është Distancimi Fizik?

Distancimi fizik synon të ngadalësojë përhapjen e virusit duke i mbajtur njerëzit larg njëri tjetrit.

Për shkak të distancimit fizik njerëzit nuk munden të:

  • marrin pjesë në aktivitete të ndryshme sportive, muzikore apo kulturore.
  • marrin pjesë në mbledhje dhe grumbullime familjare siç janë festat apo dasmat.
  • takohen me miqtë dhe familjen
  • mblidhen apo shkojnë në qendra tregëtare, lokale, parqe e restorante.
  • mbajnë një distancë prej 2 metrash nga njerëzit e tjerë.

Çfarë Është Izolimi?

Izolimi synon të ndajë njerëzit që janë të infektuar nga COVID-19 prej të tjerëve për të penguar përhapjen e tij.

Të gjithë njerëzit që raportojnë simptoma të COVID-19 duhet të vetë-izolohen në shtëpitë e tyre.

Triazhi i simptomave të koronavirusit përbëhet nga:

  • temperatura e lartë
  • kolla
  • vështirësia në frymëmarrje,

Izolimi në shtëpi nënkupton:

  • qëndrimin në shtëpi për mbi 7 ditë, përveç rasteve kur nevojitet ndihmë urgjente mjekësore
  • shmangnien e transportit publik nëse keni nevojë për ndihmë urgjente mjekësore
  • ndalimin e vizitorëve në shtëpi
  • qëndrimin në dhoma të ndara nëse dikush prej anëtarëve të familjes është i infektuar

Çfarë Është Karantina

Karantina është një term që nënkupton një izolimi më shtrëngues vetëm për personat që janë ekspozuar ndaj virusit apo janë të infektuar.

Të qëndruarit në karantinë, nënkupton se një person është i ndarë nga të tjerët dhe duhet të kryejë lëvizje sa më të kufizuara për të penguar përhapjen e virusit.

Si Ndikojnë Këto Masa Në Shëndetin Mendor?

Çdo shpërthim i tillë virozash ka aftësinë të shkaktojë ankth, shqetësim dhe frikë.

Izolimi, karantina, distancimi fizik, të shoqëruara me pamundësinë financiare apo të drejtat e kufizuara munden të nxisin vetminë, zemërimin, mërzinë, frustrimin, ankthin dhe depresionit.

Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, meditimi, joga, rutina, komunikimi i vazhdueshëm nëpërmjet internetit dhe ekspozimi i kontrolluar ndaj lajmeve janë disa prej mënyrave që e bëjnë izolimin dhe çdo formë të tij, pak më të përballueshëm./AgroWeb.org