Spektakël në Qiell, Jupiteri i Afrohet Tokës – Kur dhe Çfarë Pritet të Ndodhë

641 0

Këtë muaj qielli do të dhurojë një spektakël të vërtetë dhe surprizues si kurrë më parë.

NASA këtë muaj ka një mesazh për të gjithë adhuruesit e hapësirës prandaj mbani sytë nga qielli.

Parashikohet që me datën 10 qershor planeti Jupiter do t’i afrohet shumë orbitës së tokës duke dhuruar një pamje mahnitëse.

Duke qënë planeti më i madh në hapësirën tonë diellore kalimi kaq afër tokës do të mund të mund të shihet edhe nga shumica e njerëzve.

Kjo ngjarje e mrekullueshme qiellore do të ndodhë kur Jupieri të kalojë në vijë të drejtë me Tokën dhe Diellin.

Në këtë renditje me Toka do të jetë në qendër.

Prandaj shënojeni në kalendar ditën e hënë të datës 10, për të parë nga afër shfaqjen më të bukur të vitit.

Si mund ta shikoni

Teksa Jupiteri plot shkëlqim dhe ngjyra kalon afër Tokës, ekspertët thonë se mund të shihet edhe me sy të lirë.

Për të apasionuarit që duan t’a ndjekin në imtësi këtë fenomen sugjerohet përdorimi i dylbive.

Gjithashtu teleskopëve të vegjël që zakonisht mbahen edhe në shtëpi.

Me anë të këtyre pajisjeve do të mund të shikoni edhe hënat që e rrethojnë këtë planet.

Madje edhe një hije të reve shumëngjyrëshe karakteristike të tij.

Parashikohet një pamje si ajo e hënës, por shumë herë më e madhe dhe e shëndritëshme.

Planeti i pestë i sistemit tonë

Jupiteri njihet si planeti i pestë i sistemit tonë diellor dhe ka përmasa dy herë më të mëdha se planetët e tjerë.

Është i përbërë nga një masë gazrash si hidrogjeni apo edhe heliumi në sasi të vogla.

Njihet për terrenin shkëmbor me ngjyra që i afrohen atyre të Tokës.

Shkencëtarët bësojnë se ky planet ka rreth 79 hena dhe vetëm 53 prej tyre janë pagezuar me emra zyrtarë.

Për të gjithë ata që duan një pamje të qartë dhe më të afërt të këtij planeti, mund të shikoni fotot e mahintëshme në faqen zyrtare të NASA-s duke klikuar këtu./AgroWeb.org