Trofta e Malit – Peshku Që Po Kultivohet Në 1000 Metra Lartësi

1.6k 0

E rritur në rreth 1 mijë metra lartësi, atje ku tashmë mbizotëron trashësia e dëborës, trofta e malit mbetet e preferuar në treg ndërsa kërkohet sidomos nga restorantet.

Selaudin Hasa prej 10 vitesh kultivon troftën e malit me ujin e burimit në Qarrishtë të Librazhdit.

Sipas fermerit tregu është i kënaqshëm, por duke qenë në lartësi të mëdha, mungesa e infrastrukturës krijon vështirësi.

Përveç bukurive të mëdha natyrore, trofta e malit mund të ishte gjithashtu një vlerë e shtuar për Parkun Kombëtar të Shebenikut, por infrastruktura e vështirë e bën thuajse të pamundur udhëtimin deri në këtë zonë. Po ashtu edhe banorët nuk janë ndërgjegjësuar ende me ofrimin e shërbimit turistik shtëpive pritëse./Burimi:TopChannel