Biskota me Borzilok dhe Limon – Receta e Veçantë dhe e Freskët

593 0

Nëse po kërkoni një recetë të veçantë biskotash, kjo është e duhura.

Me siguri nuk keni dëgjuar më parë për të për shkak se përbërësit nuk janë mjaft të zakontë në ëmbëlsira e sidomos tek biskotat.

Ato janë mjaft të freskëta e të lehta, perfekte për t’u shijuar në dimër dhe në verë.

Qoftë me një filxhan çaji apo me limonatën tuaj të preferuar.

Ndaj ndiqni recetën e plotë të biskotave me limon dhe borzilok e cila do t’ju dhurojë mjaft shije dhe surpriza në tryezë.

Përbërësit

350 gr sheqer

40 gr gjethe borziloku të freskët

363 gr miell

1 lugë çaji sodë buke

226 gr gjalpë

2 lugë çaji lëkurë e grirë limoni

1 vezë

1 e verdhë veze

Pak kripë

Për dekorin

50 gr sheqer

5-6 gjethe borziloku

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësja recete AgroWeb.org ju këshillon të ndihni furrën në temperaturën 180 gradë.

Ndërkohë në një enë të thellë përzieni miellin, sodën e bukës, pak kripë dhe përzieni për pak minuta.

Më pas në një mikser shtoni sheqerin, gjethet e borzilokut dhe sërish përizeni derisa e gjitha masa të jetë e shkrifët në formën e një pluhuri.

Shtoni edhe gjalpin në një enë dhe përziejini me një rrahës vezësh në shpejtësi mesatare përreth 1 minuta.

Kur gjalpi të jetë kthyer në një masë kremoze e të butë, shtoni sheqerin që gritë më parëdhe përzieni sërish për 2-3 minuta të tjera.

Sipas dëshirës këtu mund të shtoni edhe pak ekstrakt vanilje për më shumë shije bashkë me lëkurën e grirë të limonit, vezës dhe të verdhën e vezës.

Përzieni sërish me anë të një rrahësi elektrik derisa të formoni një masë homogjene.

Në fund shtoni miellin që përgatitët më parë duke përzier me shpejtësi të ulët derisa të formohet brumi i biskotave.

Tani bëni gati format e biskotave tuaja duke marrë nga 1 lugë gjelle me brumë për secilën, rreth 40 gramë.

Formoni toptha rrethorë me duar, grini sërish sheqerin e dekorit dhe borzilokun dhe kaojoni të gjitha topthat në të që të marrin më shumë shije.

E më pas shtypini siç bëni zakonisht me biskotat.

Për pjekje

Vendosini një nga një në tavë të shtruar me letër pjekje duke lënë nga 1-2 cm hapësirë tek secila.

Futini të piqen në furrë të ngrohtë për 8-9 minuta ose derisa të marrin gjyrë të artë.

Lërini të ftohen paksa e më pas mund t’i konsumoni sipas dëshirës./AgroWeb.org