Zgjerohet Harta e Të Prekurve – Mjekët u Bëjnë Thirrje Qytetarëve Për Kujdes

253 0

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat konfirmoi se në vendin tonë numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 400.

GJatë testimeve të kryera në 24 orët e fundit,17 shtetas kanë rezultuar pozitivë.

Mjekët të cilët janë në linjën e parë të kujdesit kanë pohuar se numri i të shëruarve ka shkuar në 17.

Doktoreshë Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se puna në terren për identifikimin e rasteve të kontaktit vazhdon.

Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, duke e çuar numrin total të testimeve në vend në 2989.

Betejën me këtë sëmundje sipas të dhënave e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavijon, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar”, është shprehur ajo.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./AgroWeb.org