Shportat e ushqimeve janë gjithnjë një zgjidhje praktike dhe gjithnjë e preferuar nëse po planifikoni të bëni dhurata.
Në to zakonisht mund të gjeni produkte të freskëta të përzgjedhura sipas stinëve apo festave të caktuara.
E meqe jemi në prag të festave të nëntorit ne ju sugjerojmë një vend ku mund të gjeni kombinimet më interesante të produkteve vendase.
Keni menduar ndonjëherë të dhuroni një shportë me ushqime?
Më poshtë AgroWeb ju rendit të gjitha arsyet se përse ato janë zgjedhja e duhur për këtë Nëntor.
Kombinimet me Produkte Shqiptare
Nga Nëntori në Dhjetor, Gourmania shndërrohet në vendin perfekt ku mund të gjeni shporta festive me produkte të dedikuara për çdo rast.
Në këtë periudhë mund të gjeni kombinime me produkte Shqiptare premium e të bëra me dorë nga markat më të mira.
Kombinimet e shportave janë nga më të ndryshmet në mënyrë që secili të gjejë shijen e tij të preferuar, por ne do t’ju njohim me disa nga to.
Një festë e vërtetë nuk mund të nisë pa ëmbëlsira dhe një zgjedhje e mirë që vjen direkt nga tradita jonë është glikoja.
Nëse preferoni të provoni shijet e ndryshme të tyre mund të zgjidhnjë një nga shportat Gourmania.
Po kështu janë dhe mjalti i vendit, çokollatat apo pijet e ndryshme si vera, likeri apo rakia me shije të ndryshme.
Shportat e surprizave dhe shijeve
Pra, mund të shijoni gliko arre, fiku të egër, shalqiri, kumkuat, marndarine patëllxhani, manaferre, gështenjë, qepë etj.
Lista e produkteve të ëmbla nuk mbaron këtu pasi shportës tuaj mund t’i shtoni çokollata nga firmat e ndryshme si Ulpiana, Butrinti, Antigonea, Albanopolis etj, për t’i bërë festat e nëntorit Akoma më të veçanta.
Nëse jeni adhurues i pijeve, në shportat Gourmania gjeni verë të bardhë Ara e Dardhës, verë të kuqe Kuven, verë të bardhë Pulsi Beratit, Raki rrushi, raki are, liker thane apo liker me bimë mjekësore.
Lista e këtyre produkteve patjetër që nuk mbaron këtu, por ne po ju rendisim më të veçantat.
Shije nga më të ndryshmet, nga produktet më të mira vendase mund t’i provoni çdo ditë shijet e plota tek Gourmania në rrugën Abdyl Frashëri në Tiranë ku do të gjeni kombinime festash deri në fund të vitit./AgroWeb.org