Përse Duhet të Shtoni Sheqer tek Brumi i Bukës?

2.1k 0

Në botën ku jetojmë dhe ku kosnumojmë ushqimin e përditshëm sheqeri gjendet kudo.

Gjurmë të tij mund të gjeni në shumicën e paketimeve të ushqimeve, madje edhe tek shumë ushqime natyrale në sasi të vogla.

I shtuar kimikisht apo natyral, sheqeri luan një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve.

Nisur nga kjo jo rrallë herë mund ta keni parë të shtuar edhe në receta të kripura, siç është buka apo gatime të tjera të brumit.

Megjithëse është një taktikë që e ndjekin thuajse të gjithë kuzhinierët, e keni pyetur ndonjëherë veten përse?

Në këtë artikull do të mësoni gjithçka që duhet të dini mbi këtë mënyrë të veçantë përgatitje recetash.

Përse gatimet e kripura duan sheqer?

Çfarë e komplikon përgatitjen e bukës është koha e gjatë e përgatitjes së saj dhe fryrja e duhur e brumit.

Pikërisht për këtë arsye shtohet sheqeri i cili funksionon si një fryrës natyral.

Sheqeri shton më shumë shije, zbut brumin dhe e mban bukën të freskët për një kohë më të gjatë.

Më pak kohë për të ardhur brumi

Kjo ndoshta është një nga arsyet më të shpeshta se përse njerëzit i shtojnë sheqer gatimeve të tyre.

Kur i shtoni sheqer bukës, dioksidi i karbonit që ky i fundit përmban ndihmon në fryerjen e brumit në një kohë më të shkurtër.

Një pjesë të tij buka e përfiton nga vetë mielli dhe niseshteja të cilët janë përbërës që përmbajnë sheqer, por edhe kur shtoni vetë një dozë ndihmoni në përgatitjen më të shpejtë të kësaj recete.

Megjithatë edhe në këtë pikë kini kujdes, mos hidhni më shumë sheqer nga sa parashikon receta.

Zakonisht nevojitet një lugë kafe ose një majë luge me sheqer, për të kryer të gjithë procesin e mësipërm.

Teprimi me këtë sasi vepron në efektin e kundërt, duke shtuar kohën e fermentimit e duke prishur brumin e bukës tuaj.

Më shumë shije

Sheqeri dhe kripa janë të kundërta të njëra tjetrës, por kur bëhen bashkë sjellin vetëm një rezultat që është balanca.

Sheqeri i shton më shumë shijes bukë stuaj dhe heq çdo shije thrtire dhe largon nivelet e larta të kripës që mund të keni shtuar aksidentalisht.

Ngjyrë dhe butësi

Sa herë që të shikoni një bukë të bardhë me kore shumë të errës, dijeni se ka sheqer të shtuar.

Karamalizimi i sheqerit tek buka rezulton në ngjyrë të kaftë të errët nëpër të gjithë sipërfaqen e saj.

Kjo metodë është ideale për bukët e vogla të cilat piqen në temperature ëtë avashtë.

Kështu evitoni edhe djegien apo forcimin e tepërt të bukës.

Sheqeri gjithashtu bën që buka të qëndrojë e butë pasi ndalon formimin e glutenit në të.

Më pak gluten do të thotë brumë më i lehtë dhe më i butë.

Më shumë freski

Një nga arsyet e tjera të forta të shtimit të këtij përbërësi tek buka është konservimi.

Sheqeri ndihmon në ruajtjen e bukës së freskët për një kohë më të gjatë.

A duhet ta përdorni patjetër?

Përtej të gjithë ndihmave që ju renditëm më lart, sheqeri nuk është një domosdoshmëri në një recetë buke.

Mjafton ta lini brumin të fryhet për një kohë më të gjatë dhe rezultati do të jetë i njejtë.

Kjo vlen veçanërisht nëse po kërkoni ta largoni sheqerin industrial nga dieta juaj e përditshme./AgroWeb.org