Petulla të Kripura me Fare pak Përbërës – Provojini që Tani

2.8k 0

Petullat janë fillimi i mirë i çdo mëngjesi apo përfundimi plot shije i çdo dite.

Pra mund t’i përgatisni e t’i shijoni në çdo kohë, sidomos kur ato mund t’i gatuani shpejt e me shumë pak përbërës.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon recetën e petullave të kripura e të buta.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre dhe shijojini të gjithë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 500 ml ujë
  • 3.5 gr maja birre e thatë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 luge gjelle kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtyre petullave AgroWeb ju këshillon që të shtoni të gjithë përbërësit në një enë të thellë.

Pra si fillim miellin, majanë e birrës, sheqerin, kripën dhe ujin pak nga pak duke trazuar.

Do të formohet brumi i hollë e klasik i petullave, duke bërë kujdes të mos ju formohen kokrrizat.

Kur të jetë gati, lëreni për një orë në mënyrë që të fryhet.

Ndërkohë vendosni një tigan të thellë, të mbushur me vaj luledielli në zjarr në mënyrë qe të ngrohet paksa e të skuqni petullat tuaja.

Më pas merrni brumin e petullave që përgatitët dhe dy lugë gjelle.

Merrni me lugë një nga një masën e brumit për të hedhur në vaj në mënyrë që të skuqni petullat e para.

Me anë të lugës tjetër mund të shtyni petullat tuaja në vaj e t’i ktheni ato ato pasi të jenë skuqur.

Në varësi të tiganit do të skuqni disa petulla të vogla njëherësh dhe në shumë pak minuta do të keni mbaruar të gjithë procesin e përgatitjes.

Për secliën prej tyre do ju duhet 3-4 minuta skuqje derisa të fillojnë të marrin ngjyrë të artë.

Kurt ë shikoni që janë skuqur, nxirrini nga vaji, kullojini në një letër e më pas shërbejini duke ju shtuar edhe përbërës të tjera sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org