Domate të Mbushura me Mish dhe Salcë – Shije dhe Aromë

1.1k 0

Domatet e mbushura me siguri nuk janë të reja në listën e recetave tuaja, por kjo mënyrë e re do t’ju shijojë akomë më shumë.

Përveç mishit dhe salcës beshamel këtë rezetë e pasuron edhe një erëz aromatike shumë e veçantë.

Mësoni gjithçka që duhet të dini mbi këtë përgatitje dhe shijojeni edhe në shtëpitë tuaja.

Më poshtë gjeni recetën e plotë sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 6 domate
  • 300 gr mish viçi i grirë
  • 1 qepë
  • 250 ml salcë beshamel
  • 1 gjethe dafine
  • 2-3 rrënjë karafili
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • Gjysmë gote verë
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të pastroni domatet.

Pritini fundin, hiqini pjesën e mesit të farave bashkë me tulin.

Hidhni pak kripë dhe vërini përmbys në mënyrë që të kullojnë lëngun e tyre.

Ndërkohë vini një tigan me vaj, skuqni qepën, shtoni mishin e grirë dhe shuajeni me verë dhe në fund shtoni tulin e domateve.

Teksa të gjithë përbërësit skuqen, shtoni gjethet e dafinës dhe farat e karafilit duke shtuar edhe pak kripë sipas dëshirës.

Më pas merrni domatet, mbushini me lugë një nga një dhe vendosini në një tavë qelqi duke mbështetur fundin mirë dhe në fund spërkatini me krem beshamel dhe piqini në furrë të ngrohtë deri në 200 gradë për disa minuta./AgroWeb.org