Sallatë Aromatike me Vezë dhe Erëza – Më Shumë Shije në Tryezë

668 0

Nëse po kërkoni të mësoni një nga ato sallata të cilat mund t’i konsumoni në një vakt kur nuk keni menduar një pjatë të dytë, keni gjetur recetën e duhur.

Aroma e saj e mrekullueshme bashkuar me proshutën dhe vezët e ziera do ju mbajnë ngopur për një kohë të gjatë.

Është gjithashtu një alternativë e mirë për ta marë me vete në punë sidomos në stinën e verës kur ju duhet të konsumoni diçka të freskët.

Ndiqni më poshtë recetën e plotë nga AgroWeb.org dhe përgatiteni edhe ju për të kaluar drekat apo darkat tuaja plot shije.

Përbërësit

  • 150 gr sallatë jeshile
  • 100 gr rukola
  • 100 gr proshutë pule
  • 2 vezë të ziera
  • 1 tufë manxuranë e thatë
  • 1 tufë trumzë
  • 1 tufë majdanoz
  • 50 gr djathë i bardhë nape
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë nga AgroWeb si fillim lani mirë të gjithë përbërësit.

Më pas grini hollë sallatën jeshile bashkë me rukolën dhe vendosini në një tas të thellë.

Ndërkohë zieni vezët dhe kur të jenë gati ndajini në katër pjesë të vogla.

Tek tasi shtoni vezët, erëzat aromatike trumzën, manxuranën e thatë ose pak rigon, majandozin të gjitha të grira hollë.

Thërrmoni djathin e bardhë, prisni proshutën në kubikë ose fijë të holla dhe bashkojini tek tasi.

Në fund shtoni uthullën, vaji ulliri dhe kripën dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.

Më pas shërbejeni të freskët në meset e tryezave tuaja./AgroWeb.org