Qofte të Mëdha Shtëpie – Shija e Duhur e Kuzhinës

1.5k 0

Ushqimet e përgatitura në shtëpi përveçse janë shumë ekonomike, dhurojnë një shije të veçantë.

E për këtë mund të biem dakord të gjithë fare lehtë, mjafton të kujtoni gatimet nga duart e gjysheve apo nënave për të kuptuar ndryshimin.

Prandaj në këtë recetë nga AgroWeb.org do ju tregojmë si të përgatisni në mënyrë të përkryer qoftet “hamburger” vetë në shtëpi.

Të ngjashme me qoftet e zakonshme, por me disa sekrete të vogla i gjeni të gjitha të shpjeguara mëposhtë.

Përbërësit për 2 qofte të mëdha

  • 360 gr mish i grirë
  • Kripë
  • Piper i zi

Përbërës shtesë sipas dëshirës

  • 1 degë Rozmarinë
  • 1 degë Trumzë
  • 90 gr djathë i grirë kaçkavall

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju kshillon që të hidhni mishin e grirë në një enë qelqi.

Aty shtoni kripën dhe piper e zi të bluar duke e punuar më pas mishin e me duar derisa të formohet brumi i qofteve.

Merrni gjysmën në duar jepini formë rrethore dhe vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë të shtruar me letër pjekje.

Më pas shtypeni sërish me dorë qoften që krijuat ose me anë të një petësi apo makrinerie të posaçme për hamburger.

Diametri i hamburgerit tuaj nuk duhet të jetë më shumë se 11 cm dhe 1 cm i trashë.

Mundohuni të ruani këto përmasa si dhe formën e tij karakteristike rrumbullake.

Qofte me erëza

Nëse këtë lloj qofte e preferoni me erëza ndiqni këshillat si më sipër ku tek mishi duhet të shtoni kripën, piperin, erëzat e grira hollë dhe përzieni me duar.

Jepini formën dhe i keni gati për t’i gatuar.

Qofte me djathë kaçkavall

Në këtë rast do ju duhet vetem 330 gr mish i grirë tek i cili do të shtoni kripën, piperin dhe djathin kaçkavall të grirë hollë.

Formoni dy hamburgerët tuaj duke i rrotulluar dhe shtypur me duar derisa të marrin formën e tyre klasike.

Ruajtja dhe Gatimi

Këto qofte mund t’i ruani të mbështjella me qese kuzhine deri në 1 ditë në frigorifer ose mund t’i ruani për një kohë shumë më të gjatë  në ngrirje, siç bëni zakonisht me mishin.

Për t’i pjekur apo skuqur mund të përdorni gatimin në zgarë ose atë në tigan.

Nëse do t’i skuqni hidhni në tigan pak vaj ulliri dhe lërini të gatuhen 4-5 minuta nga secila anë.

Bëni kujdes kur t’i ktheni të hidhni pak ujë dhe t’i mbuloni me kapak në mënyrë që mishi të qëndrojë i lëngshëm e i butë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.