Sallatë me Mish Pule dhe Perime – Shije e Re në Tryezë

1.4k 0

Nëse ju pëlqen të eksperimentoni me sallatrat e ndryshme me siguri që kjo recetë e re do t’ju pëlqejë.

Sallatë me mish pule, perime dhe fruta do të ishte emërtimi i saktë dhe megjithëse duket si një kombinim i çuditëshëm ju sigurojmë se ka shijen perfekte për çdo tryezë.

Përbërësit janë shumë të lehtë për tu bërë bashkë, madje mund t’i keni që tani në shtëpi.

Të gjitha sekretet që fsheh kjo pjatë j’ua zbulojmë mëposhtë në këtë artikull.

Ndaj ndiqni me kujdes këshillat e AgroWeb.org dhe filloni menjëherë përgatitjen.

Përbërësit

  • 450 gr fileto pule
  • 2 degë selino
  • Gjysmë speci të kuq
  • 5-6 kokrra ullinj
  • 30 gr qepë e kuqe e grirë
  • 1 mollë e vogël e grirë
  • 30 gr sallatë iceberg ose keshile
  • 5 lugë gjelle majonezë
  • 2 luhë çaji limon i shtrydhur
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim gatuani fileton e pulës.

Vendosni në zjarr një tenxhere me rreth 2 litra ujë dhe 1 lugë gjelle kripë.

Shtoni aty mishin e pulës të prerë në kubikë të vegjël dhe lëreni të ziejë derisa të zbutet.

Më pas fikni zjarrin dhe lërini filetot tuaja në të ngrohtë edhe për 15 minuta të tjera.

Për këtë recetë mund të përdorni edhe mish pule të gatuar më parë.

Ndërkohë në një enë të thellë shtoni majonezën, mjaltin dhe lëngun e limonit duke i përzier mirë të gjitha bashkë.

Në fund shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

Kjo do të jetë salca e sallatës dhe duhet të ketë një shije të balancuar as shumë të hidhur as shumë të ëmbël, ndaj provojeni herë pas here teksa e përgatisni.

Në një tjetër enë shtoni qepën e grirë, specin, selinonë e grirë hollë, mollët po ashtu të grira dhe ullinjtë.

Bashkoni në enën ku do të përgatisni sallatën perimet e grira, mishin e pulës, salcën ql përgatitët e në fund fletët e sallatës.

Përzieni mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që të bashkohen me njëri tjetrin dhe ruajeni për disa momente në frigorifer.

Më pas shërbejeni sipas dëshirës kombinuar me pjata të tjera./AgroWeb.org