Mënyra më e Keqe e Gatimit të Filetos së Pulës

1.3k 0

Fileto e pulës është padyshim një ndër ushqimet që mund të përdorni më shpesh në kuzhinë.

Kjo për shkak se janë të shëndetshme, të shijshme dhe mund t’i kombinoni edhe me shumë ushqime të tjera.

Filetot e pulës janë një burim i pasur i vitaminës B, D, potazit, hekurit dhe zinkut.

I vetmi minus me këtë produkt mund të jetë mënyra e gatimit, pasi shpesh ka rrezik të thahet, të piqet më shumë nga sa duhet apo të forcohet gjatë përgatitjes.

Shefat e kuzhinës kanë një zgjidhje për këtë dhe disa këshilla që të gjithë mund t’i përdorni në shtëpi.

Marinmi para gatimit

Marinmi i filetos me kripë apo erëza të ndryshme gjatë përgatitjes mund të mos shkojë siç duhet dhe për pasojë të kosnumoni një fileto pa shije.

Në vend të kësaj kujdesuni që kripën, erëzat apo mënyrat e tjera të marinimit e të shtimit të shijes tek mishit, t’i bëni para se t’i gatuani.

Në këtë mënyrë mishi juaj do të marrë më mirë shijen e erëzave apo kripës.

Gjithashtu mund të shtoni edhe pak miell për të mbajtur butësinë e pulës edhe pas skuqjes në tigan.

Mos gatuani në tiganë të vegjël

Për të gatuar një fileto pule të shijshme duhet ta gatuani shpejt e me nxehtësi të lartë.

Kështu që kurrë mos filloni ta gatuani fileton tuaj në një tigan të ftohtë, pasi jo vetëm që do të skuqet me vonesë, por do të jetë e thatë.

Kështu që venddosni një tigan në zjarr dhe prisni derisa të nxehet para se të skuqni fileton.

Tiganët e vegjël janë gjithashtu një problem në këtë rast pasi sipërfaqja e tij do të mbushet më shpejt.

Në këtë mënyrë mishi nuk piqet i gjithi në të njejtën kohë duke rezultuar në tharjen apo djegien e tij.

Nëse gatuani me një tigan të vogël rezultati do të jetë, një fileto pule e bardhë, e papjekur ose shumë e pjekur në vende të caktuara.

Përdorni gjithnjë një tigan të madh e të thellë në mnëyrë që të ketë vend për të gjithë përbërësit.

Mos e përzieni shumë

Siç shpjeguam dhe më lart për të gatuar një pulë të shijshme e të butë duhet të veproni shpejt.

Kështu që ngrohni tiganin, vedosni pulën dhe mundohuni të mos e ktheni më shumë se 2-3 herë për t’i ruajtur shijen e butë dhe marinimin.

Kthejeni fileton sapo të ketë marrë ngjyrë të artë nga secila anë.

Kujdes me temperaturën e mishit

Nëse filetot i nxirrni nga frigorigeri dhe i vendosni menjëherë në një tigan të nxehtë, rezultati do të jetë vetëm një.

Mish i thatë dhe i fortë duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në shije.

Kështu që para se ta gatuani bëni kujdes që ta lini për disa momente në temperaturën ambienti./AgroWeb.org