Kur emërtuam këtë recetë,qëllimisht vendosëm fjalën “spinaq” në fund sepse shumë njerëz i tremben shijes së tij.
Spinaqi mori reputacion të keq për shkak të ngrënësve nazeli. Shumicës së njerëzve u është dashur të konsumojnë pjatat e zarzavateve të ziera, të cilat nuk kanë asnjë shije përveç shijes së klorofilit. Është pikërisht kjo përvojë që recetat tona duan të shmangin.
Ushqimi i shëndetshëm nuk ka pse të ketë shije të keqe! Një biftek do të ishte më pak i shijshëm nëse nuk do të gatuhej me erëzat e duhura dhe e njëjta gjë vlen edhe për ushqimet e shëndetshme si spinaqi. Me këtë recetë spinaqi, AgroWeb.org synon t’ju ndryshojë mendjet dhe t’ju ofrojë një mundësi të re.
RECETA
Përbërësit :
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhër,të prera hollë
- spec djegës
- 2 tufa spinaq,të lara dhe të thata
- 1 limon i shtrydhur
- kripë dhe piper i zi (sipas shijes)
Hapat që duhet të ndiqni :
Nxehim vajin e ullirit në një tigan të madh ose tenxhere,në zjarr të ulët.
Shtoni hudhrat dhe specin e kuq. Gatuajeni atë për 3 minuta,derisa hudhra të skuqet lehtë.
Shtoni spinaqin dhe kavërdiseni mirë për rreth 5 minuta, derisa ai të vyshket plotësisht.
Kulloni ujin e tepërt nga fundi i tiganit.
Shtoni lëngun e limonit,kripën dhe piperin e zi.
KËSHILLË
Çelësi për të ngrënë shëndetshëm është larmishmëria në tryezë. Një mënyrë tjetër për shije fantastike (sidomos pasi ta keni provuar disa herë) është të ndërroni llojin e vajit të ullirit që po përdorni.
Ju mund të përdorni vaj ulliri të marrë nga specat djegës të zhytur në të,vaj ulliri të marrë nga domatet e thara të zhytura në të ose edhe vaj në të cilin keni vendosur borzilokun.
Provoni disa opsione dhe shihni se cilat ju pëlqejnë më shumë!/AgroWeb.org