Sallatë me Kinoa – E Lehtë dhe e Shëndetshme

1k 0

Nëse jeni në kërkim të një recete të lehtë e të shëndetshme qëndroni tek kjo sallatë me kinoa.

Lehtësia e saj fillon që nga përgatitja e deri tek shijimi e kaloritë e pakta që i dhuron trupit.

Siç kemi folur edhe më parë për kinoan, konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme me një origjine 7000 vjeçare, por vetëm së fundmi është bërë e njohur.

Një farë e vogël që mund të themi se është ushqimi simbol i një diete të  mirë e të pastër.

Kështu për të kënaqur nepsin dhe për t’i dhuruar shumë vlera organizmit, AgroWeb.org ju këshillon të ndiqni recetën e mëposhtë hap pas hapi.

Përbërësit

  • 200 gr kinoa
  • 150 gr barbunja
  • 150 gr kungulleshka
  • 160 gr domate të vogla
  • 160 gr rrepa
  • 180 gr djathë i bardhë
  • 20 ml vaj ulliri
  • Nenexhik
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht zieni kinoan.

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur uji të vlojë hidhni kinoan me pak kripë.

Lani dhe prisni të barbunjat në fije të holla e më pas shtojini tek tenxherja me kinoa.

Lërini të gjitha të ziejnë për 10 minuta në zjarr mesatar.

Ndërkohë prisni të gjithë perimet e tjera në rrathë ose në kubikë të vegjël.

Për rrepat dhe kungulleshkat këshillojmë që ti grini imët me rende ose me thikë të mprehtë për një shije sa më delikate.

Hiqni kinoan dhe barbunjat nga zjarri, kullojini dhe shpëlajini me ujë të ftohtë për disa momente.

Vendoseni të gjithën në një enë të thellë she shtoni aty perimet që pretë më parë, djathin e bardhë të prerë në kubikë dhe nenexhikun e grirë imët.

Shtoni të gjithë përbërësit në të njejtën enë dhe përziejini me kujdes duke shtuar pak vaj kripë e piper në fund sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org