Biskota Sy me Limon dhe Reçel – Receta e Traditës nga Duart e Gjysheve

1k 0

Biskotat padyshim janë ëmbëlsirat më të lehta për tu gatuar, por njëkohësisht më të dashurat që nga fëmijëria.

Nëse mendoni numrin e herëve që i keni gatuar në shtëpi për vete dhe për të dashurit tuaj, me siguri që do t’ju kujtohen me mijëra momente të bukura.

Ndër më të njohurat e traditës shqiptare që gjyshet i përgatisin edhe sot janë biskotat sy me reçel, bajame e limon.

Quhen këshu për shkak të formës që marrin në fund të përgatitjes, por me siguri shumë prej jush i njohin fare mirë.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon një mënyrë të vjetër të biskotave sy me lëkurë limoni dhe bajame.

Ndiqeni atë mëposhtë dhe mblidhni të gjithë përbërësit pët t’i përgatitur ato fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

180 gr miell

160 gr gjalpë

70 gr sheqer

2 të verdha veze

100 ml reçel sipas dëshirës

lëkura e grirë e një limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të zgjidhni një enë të thellë.

Në të shtoni gjalpin në temperaturë ambienti, bashkë me sheqerin dhe përziejini me anë të një rrahësi elektrik derisa të shkrihen me njëri tjetrin.

Më pas hidhni miellin pak nga pak, bashkë me lëkurën e grirë të një limoni.

Punojeni me duar dhe formoni brumin e plotë dhe pa kokrriza.

Hiqeni atë nga ena dhe me një petës hapni një petë të trrashë 4-5 cm, duke e prerë në forma rrumbullake.

Formoni disa rrathë të vegjël, derisa brumi të mbarojë.

Në mes të gjithë rrathët shtypini pak me gisht dhe lyejini mirë me të verdhë veze të rrahur.

Në fund të këtij procesi tek biskotat tuaja shtoni bajamet e thërrmuara shumë hollë me anë të një thike.

Më pas shtoni tek gopëzat që hapët më parë, shtoni pak nga pak reçelin që keni përzgjedhur.

Shtrojini të gjitha biskotat në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe futini të piqen në temperaturën 180 gradë për 15-20 minuta.

Lërini ato të piqen derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrë të artë./AgroWeb.org