Domate Dhe Borzilok – Shije Dhe Shëndet Në Një Pjatë Supe

1.1k 0

Ngrohtësia që të ofron një pjatë supë në një ditë të ftohtë dimri nuk ka të paguar.

Ajo me domate është e ngrohtë dhe plot shije, madje vështirë t’i thuash jo.

Supa është një ushqim ideal për stinën e vjeshtës dhe dimrit.

Në AgroWeb.org keni gjetur receta të ndryshme për supa të shijshme që mund të konsumohen në drekë ose në darkë, duke ju lejuar të merrni pak kalori por shumë ushqyes dhe vitamina.

Supa me domate dhe borzilok rekomandohet jo vetëm e ngrohtë për vjeshtën e dimrin, por edhe e ftohtë gjatë mbrëmjeve të freskëta të verës, kur si domatja ashtu edhe borziloku janë në pikun e freskisë.

Domate Dhe Borzilok, Shije Dhe Shëndet Në Një Pjatë Supë

Nëse ju pëlqejnë supat, atëherë me siguri do t’ju pëlqejë edhe kjo recetë.

Përbërësit:

1 qepë e madhe

3 thelbinj hudhër,

Treçerek filxhan çaji vaj ulliri ekstra të virgjër (plus dy lugë gjelle shtesë)

Dy kilogramë e gjysmë domate

1 lugë çaji kripë e rashë

Piper i zi i bluar dhe i freskët

10 gjethe të freskëta borziloku dhe disa të tjera për servirje.

Përgatitja:

Shtypeni hudhrën me thikë dhe më pas qëroni qepën dhe grijeni hollë.

Vendosni tenxheren e supës në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

Kur ai të jetë ngrohur, hidhni qepën e kaurdiseni në zjarr mesatar. Ndërkohë grini edhe hudhrën dhe hidheni në tenxhere.

Përziejini herë pas here me lugë druri.

Ndajini domatet në copa mesatare dhe hidhini në texhere.

Në harkun kohor të 15 minutave, domatet to të zbuten, shpërbëhen dhe do të marrin nuancën portokalli.

Hiqeni tenxheren nga zjarri, shtoni kripën, gjethet e borzilokut dhe piperin e zi.

Përziejini dhe lërini në ngrohtësinë e domates për 5 minuta.

Më pas, të gjithë masën e domates hidheni në një mikser dhe ndërkohë që ajo transformohet në masë kremoze hidhni dalëngadalë vajin e ullirit.

Supa serviret e ngrohtë dhe me gjethe borziloku e piper të zi shtesë.

Ajo mund të qëndrojë në frigorifer për deri në 3 ditë dhe në ngrirje për deri në 3 muaj./AgroWeb.org