Kek i Butë Me Mollë – Receta e Thjeshtë me Shije të Mrekullueshme

1.1k 0

Mollët janë ndër frutat më të mira për gatimin e ëmbëlsirave.

Ato ofrojnë ekuilibrat e duhura mes të ëmblës dhe të athtës dhe mbi të gjitha nuk të velin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një keku mjaft interesant me mollë të cilin duhet ta provoni patjetër.

Për Brumin

280 gramë miell

200 gramë gjalpë i ndarë në copa të vogla,

Treçerek filxhani me qumësht të ngrohtë,

Një lugë çaji me sheqer

1 lugë çaji me maja

Një majë luge çaji me kripë

2 të verdha veze,

2 lugë gjelle me krem pana

Lëkura e një gjysmë limoni.

Për Mbushjen

7-8 mollë të grira hollë,

Gjysmë filxhan çaji me sheqer,

1 lugë çaji me kanellë,

Për Shtresën e Jashtme të Kekut

Treçerek filxhani çaji me sheqer pluhur

Një lugë çaji me kanellë pluhur.

Përgatitja:

Merrni një tas të thellë dhe përzieni qumështin, sheqerin, kripën dhe majanë.

Përziejini së bashku dhe lërini mënjanë.

Në një mikser hidhni miellin dhe gjalpin dhe përziejini mirë e më pas masën e formuar hidheni në tasin që keni lënë mënjanë.

Shtoni përbërësit e mbetur për brumin dhe punojeni me duar deri sa të formoni masën e butë të brumit të kekut.

Brumin ndajeni në dysh dhe spërkateni me miell.

Mbulojeni me një napë të pastër dhe lëreni mënjanë për 20-30 minuta.

Ndizeni furrën dhe yndyroseni tavën e kekut lehtë me pak gjalpë.

Gjatë kësaj kohe përgatisni mbushjen.

Kalojini mollët në rende dhe më pas hidhini në një napë të pastër.

Shtrydheni lëngun e tepërt të mollëve dhe hidhini grimcat në një tas qelqi.

Shtoni sheqerin dhe kanellën dhe përziejini mirë së bashku.

Shtrojeni në tepsi njërën gjysmë të brumit dhe më pas hidhni një shtrese të bollshme me mbushjen e mollës.

Vendosni sipër pjesën tjetër të brumit dhe shpërndajeni me duar që të arrijë të gjithë cepat e tavës.

Sipërfaqen e brumit shpojeni me pirunj dhe tavën futeni në furrë për t’u pjekur.

Keku ka nevojë për rreth 30 minuta që të piqet dhe cilësinë e pjekjes do ta vini re kur sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë me nuanca të kafenjta.

Pasi ta hiqni nga furra, kekun mund ta mbuloni me një shtresë të sheqerit pluhur dhe kanellë./AgroWeb.org