Lulelakër e Pjekur me Salcë Djathi – Shija e Lehtë që Shoqëron Tryezën

572 0

Lulelakra mund të themi se nuk është ushqimi i preferuar i të gjithëve, por kjo mund të ndryshojë nëse ndryshoni mënyrën e përgatitjes së saj.

E keni gatuar ndonjëherë lulelakrën e plotë, shoqëruar me salcë të shijshme djathi?

Një shije sa e veçantë po aq edhe një pjatë e bukur për tu parë që do ju mbesë gjatë në mendje.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se si të gatuani lulelakrën e plotë me salcë për ta kthyer këtë perime në të preferuarën tuaj.

Përbërësit

1 lulelakër

6 lugë gjelle vaj ulliri

170 gr djathë i bardhë

56 gr krem djathi

Gjymë lugl çaji fara speci djegës

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ndizni furrën në temperaturën 200 gradë.

Më pas pastroni lulelakrën nga gjethet dhe lajeni mirë me ujë duke bërë kujdes që në asnjë moment të mos prishni formën e saj karakteristike.

Prisni fundin e saj në mënyrë që të qëndrojë e mbështetur drejtë, vendoseni në një tavë pjekje dhe shtojini 2 lugë gjelle vaj ulliri e pak kripë.

Futeni të piqet në furrë ashtu të plotë për 60-70 minuta derisa të zbutet plotësisht.

Ndërsa lulelakra gatuhet përgatisni salcën e djathit.

Në një mikser shtoni djathin e bardhë të thërrmuar bashkë me kremin e djathit dhe përzieni derisa të formphet një masë e njëtrajtëshme e kremoze.

Nga fundi i këtij procesi, ulni pak shpejtësinë dhe shtoni pjesëm tjetër të vajit të ullirit pak nga pak.

Përzieni sërish derisa e gjithë masa të jetë zbutur dhe më ps vendoseni në një enë të thellë për servirje me pak vaj, kripë dhe farat e specit djegës sipër.

Kur lulelakra të jetë pjekur, nxirreni nga furra lëreni të ftohet paksa dhe priteni në 4 -5 pjesë të mëdha.

Shërbejeni nëpër pjata dhe shoqërojeni më pas me salcën e djathit që sapo përgatitët./AgroWeb.org