Mjedrat janë ndër frutat e pyllit më pak të njohura, por me një shije e vlera të jashtëzakonshme.
Përdorimin e gjerë të tyre nëse nuk i konsumoni të freskëta e gjeni tek ëmbëlsirat, por receta e sotme do t’ju mësojë një sekret.
Me mjedrat e athëta mund ta përgatisni edhe një pije interesante nëse i përzieni me raki e sheqer.
Kjo limonatë e ka shijen po aq interesante sa e mendoni dhe përgatitët shumë thjeshtë në shtëpi.
Prandaj mblidhni 3 përbërësit dhe përgatisni pijen që do ta ngrohë e zgjojë organizmin tuaj gjatë dimrit.
Përbërësit
1 kg mjedra
400 gr sheqer
1 litër raki
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju sugjeron të lani e pastroni mirë kavanozët në mënyrë që ato të jenë të sterilizuar.
Më pas lani dhe pastroni mjedrat nga gjethet duke i kaluar në ujë të rrjedhshëm.
Kullojini dhe futini në kavanozë një më një duke i vendosur ngjitur me njëra tjetrën.
Kur kanozët të mbushen deri afër grykës, shtoni sheqerin dhe hidhni sipër raki duke lënë një hapësirë prej 1 cm bosh.
Vendosni kapakun dhe shtrëngojini mirë në mënyrë që t’i mbyllni sa më hermëtikisht.
Bëni gati një tenxhere të madhe, mbusheni me ujë dhe në të vendosni kavanozët dy e nga dy ose sipas rradhës dhe lërini të ziejën për 10 minuta.
Për këtë process është e rëndësishme që kavanozët të jeni mbuluar tërësisht me ujë në mnyrë që të zihen.
Në fund nxirrini me kujdes, lërini të ftohen në temperaturë ambienti dhe ruajini në një vend të freskët e larg dritës.
Kur t’i shërbeni kulloni lëngun e rakisë dhe hidheni në gota të vogla.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe disa kokrra mjdër në mënyrë që ta shijoni si komposto./AgroWeb.org