Patatja Turshi – Një Recetë Unike Shqiptare

561 0

Shqipëra është një vend me prodhim dhe konsum të lartë të patateve. Në mënyrat e shumta të gatimit të saj, dallon një metodë unike, ajo e patateve turshi. Kryesisht traditë e fshatrave të Pogradecit.

Banorët e Mokrës përdorin shumë misrin për bukën tradicionale, perimet dhe në veçanti patatet. Deri më tani, banorët e Mokrës kanë përdorur kripën, si instrumentin kryesor për ruajtjen e ushqimeve për përdorim afatgjatë.

Mënyra e tyre e fermentimit të patates konsiderohet si shumë interesante dhe artizanale. Patatet lahen me ujë të bollshëm e të ftohtë. Më pas zhyten në ujë me kripë dhe shëllirë për një vit të tërë dhe më pas gatuhen dhe konsumohen. Ky fermentim i jep patates një shije veçanërisht të kripur dhe e bën atë bashkëshoqëruesen e denjë të çdo ushqimi.

Metoda e lartpërmendur është krejt tradicionale e zonës, por AgroWeb.org ju rekomandon një recetë më aromatike për patatet turshi.

Receta e patateve turshi

Ju nevojiten:

700ml uthull molle
5-6 thelbinj hudhre të qëruar dhe të shtypur lehtazi.
500gr patate të reja
300gr karrota
1 qepë mesatare (rreth 150gr)
3 lugë gjelle me gjethe të freskëta rigoni
Kripë

Të tjera:

Kavanozë mjaftueshëm të mëdhenj prej 1.5 litrash dhe kapakë me material jo gërryes.

Udhëzimet:

Përgatisni kavanozët dhe kapakët. Ndizeni furrën në 140 gradë. Lajini kavanozët me sapun dhe ujë të bollshëm. Shpëlajini mirë dhe sterilizojini ose duke i futur në ujë të zier për 10 minuta dhe më pas tharë në furrë, ose duke i mbajtur në furrë për 30 minuta përpara përdorimit. Pas sterilizimit lërini kavanozët të ftohen. Sterilizimi i kapakëve, kërkon zhytjen e tyre në ujë të valuar dhe më pas tharjen natyrale.

Hidhni uthullën në një tenxhere së bashku me hudhrën. Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe prisni deri sa të fillojnë bulëzat. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Pastrojini dhe fërkojini mirë patatet e reja por lëkurën lëreni të paprekur. Qëroni karrotat dhe pritini në të njëjtën trashësi si patatet. Qepën prijeni hollë.

Hidhni një litër ujë me kripë në një tenxhere dhe lëreni të ziejë. Shtoni patatet dhe karrotat dhe përzijeni lëngun për 10 minuta. Patatet dhe karrotat duhet të jenë pak të gatuara por sërish të forta. Kullojeni lëngun dhe lëreni mënjanë sa të ftohet. Më pas lëngun hidheni mbi qepët e grira dhe lëeuml;rini së bashku për 3-4 minuta sa të zbuten. Më pas kullojini.

Nëse uthulla është ftohur, shtoni kripën. Patatet, karrotat dhe qepët hidhini në kavanozë së bashku me rigonin e freskët. Hidhni uthullën dhe mbulojini perimet me të duke lënë një hapësirë prej 3 milimetra nga gryka e kavanozit. Hudhrën mund ta ruani brenda ose mund ta hidhni, sipas preferencës.

Mbyllini kavanozët dhe ruajini në një vend të freskët dhe të errët për 2 ose më shumë javë deri sa patatet turshi të jenë formuar plotësisht./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.