Picë e Bardhë – Si ta Përgatisni Plot Shije në Shtëpi

363 0

Pica është një nga gatimet më të njohur anë botë për shkak të recetës së saj bazike e të thjeshtë.

Bumë, salcë domatesh, djathë dhe shije të tjera sipas dëshirës.

Por në recetën e sotëme do ju tregojmë një recetë të veçantë e mjaft të shijshme të picës.

Mund ta njihni si pica e bardhë dhe e ka origjinën e saj nga qyteti i Romës.

Përgatitja tradicionale kërkon deri në 48 orë kohë në mënyrë që brumi të vijë në mënyrën e duhur, por AgroËeb ju sugjeron një mënyrë më të shpëjtë përgatitje.

Ndiqni mëposhtë recetën e saktë të kësaj pice dhe shijojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

400 gr miell

1 pako maja

14 gr kripë

14 gr sheqer

14 ml vaj ulliri

250 ml ujë

Përgatitja

Në një enë të thellë shtoni miellin dhe në mes hapni me dorë një gropë të vogël.

Në mes shtoni majanë, sheqerin e më pas shtoni pak nga pak ujin duke punuar brumin me dorë.

Vazhdoni të punoni me duar dhe kur të jetë formuar brumi kalojeni në një tavolinë pune derisa të arrini të keni një topth brumi të butë e kompakte.

Më pas vendoseni sërish tek ena dhe me anë të një thike çajeni në 2-3 vende duke shtuar më pas kripën, vajin e ullirit dhe 80 ml ujë të ftohtë.

Të gjithë përbërësit e lëngshëm duhet t’i shtoni pak nga pak në mënyrë që brumi të mos mbesë shumë i ujshëm në fund.

Më pas brumin ndajeni në dy pjesë të mëdha dhe zgjidhni një tavë të madhe të shtruar me letër pjekje.

Aty hapni me duar të dy topthat e brumit që ndatë.

Mundohuni të hapni mirë meset me duar dhe të mos i ngjisni të dy picat tuaja me njëra tjetrën.

Futeni tavën të piqet në furrë të parandrohur në temperaturën 220 gradë për 15-20 minuta.

Kur të keni marrë ngjyrë të artë nxirrini nga furra, shtoni pak vaj ulliri, rigon, kripë  dhe konsumojini sipas dëshirës./AgroWeb.org