Pudingu Tradicional – Si ta Përgatisni në Shtëpi

898 0

Pudingu është padyshim ëmbëlsira e fëmijërisë.

Mund ta konsumojë e shijojë i madh e i vogël ndaj përgstitet prej shekujsh në shumë vende të botës.

Me siguri edhe ju dini ndonje recetë përgatitje të tij, por AgroWeb.org ju sjell atë origjinalen.

Mësoni si të përgatisni pudingun tradicional fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

30 gr sheqer

3 lugë gjelle niseshte

250 ml qumësht

3 të verdha vezësh

190 gr çokollatë e zezë

Gjymë luge çaji ekstrakt vanilje

Kripë

Përgatitja

Për të përgatitur pudingun tuaj tradicional si fillim zgjidhni një tenxhere të thellë.

Në të shtoni sheqerin, niseshtenë dhe pak kripë.

Ndizni zjarrin dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit me anë të një luge druri.

Më pas shtoni pak nga pak qumështin duke përzier sërish në mënyrë që të mos formohen kokrriza gjatë këtij procesi.

Ngrini temperaturën në nxehtësi mesatare dhe vazhdoni të përzieni derisa pudingu juaj të fillojë të trashet dhe të lëshojë bulëza.

Kur kjo të ketë ndodhur, ulni nxehtësinë dhe përziejeni edhe për 2 minuta të tjera.

Më pas rrihni lehtë të verdhat e vezëve në një enë e në to shtoni pak nga masa e pudingut që përgatitët për ta përzier sërish.

Kjo do të ndihmojë që vezët të marrin temperaturën e pudingut dhe të përzien më lehtë.

Tani kalojeni këtë masë të gjithën në tenxheren ku ndodhet kremi i pudingut tuaj.

Ndizni sërish zjarrin dhe përzieni pudingun edhe për 2 minuta të tjera në mënyrë që vezët të gatuhen paksa.

Tani shtoni çokollatën e grirë, vaniljen apo përbërës të tjerë si lëkura e portokallit, mente apo kanellë për më shumë shije.

Lëreni në zjarr derisa çokollata të shkrijë e më pas lëreni të ftohet për 15 minuta duke e përzier herë pas here.

Kur të jetl ftohur, hidheni në një enë qelqi, mbulojeni me qese kuzhine që të mos krijojë shtresë sipër dhe futeni në frigorifer për disa orë.

Më pas priteni në copa të vogla dhe shërbejeni sipas dëshirës.

Puding me kafe

Nëse doni ta përgatisni pudingun tuaj me shije kafe, mjafton të shtoni 2 lugë çaji me kafe ekspres pluhur në momentin që përzieni sheqerin me niseshtenë dhe vazhdoni me përgatitjen e recetës siç kemi shpjeguar lart.

Gjithashtu mund ta zëvëndësoni çokollatën me çokollatë me kafe për shije më të fortë./AgroWeb.org