Si t’i Ktheni Frutat Tuaja të Preferuara në Karamele – Përgatitja në Shtëpi

425 0

Karamelet shpesh imitojnë shijen e frutave dhe ëmbëlsinë e pakrahasueshme të tyre.

Të dyja shumë të shijshme, por vetëm njëra e shëndetshme dhe sigurisht që e kuptoni që po flasim për frutat.

Por frutat ndoshta nuk mund t’i konsumoni në çdo kohë pasi prishen më shpejt.

Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se si t’i ktheni frutat tuaja në karamele të vogla e të shijshme.

Kështu mund të ruani më gjatë shijen e mirë të tyre dhe t’i konsumoni përgjatë ditës tuaj.

Pjeshkët

Një mënyrë për të përgatitur karamele me shije pjeshke është t’i prisni në feta të holla të rrumbullakta.

Hiqni me kujdes pjesën e mesit të pjeshkës dhe vendosini të ziejnë në një tenxhere të mbushur me sherbet.

Përdorni 700 gr sheqer dhe 700 ml ujë vendosini të ziejnë duke përzier derisa sheqeri të shkrijë.

Kur masa të jetë trashur lëreni të ftohet paska dhe aty shtoni fetët e pjeshkëve që pretë.

Lërini të gjithë përbërësit të ziejnë edhe për 10 minuta të tjera e më pas vendosini në një pjatë që të thahen.

Spërkatini me pak kripë të trashë dhe mund t’i konsumoni sipas dëshirës.

Portokalli

Si fillim prisni portokallët në feta të cilët ju sugjerojmë të jenë të kuq.

Më pas zhytini në sherbet siç bëtë mësipër me pjeshkët dhe lërini të ziejnë për 1-2 minuta.

Kur t’i kulloni, lërini të thahen dhe vendosini në një tavë pjekje të shtuar me letër pjekje.

Spërkatini me piper të kuq dhe piqini në temperaturën 150 gradë për 20-35 minuta ose derisa të bëhen krokante.

Nxirrini nga furra dhe lërini të thahen plotësisht para se t’i konsumoni.

Rrushi

Për rrushin si fillim ju duhet ta thani atë osë të përdorni rrush të thatë, përafërsisht 1 bistak rrush.

Pasi të keni rrushin e thatë, priteni në gjysmë dhe ndërkohë rrihni tre të bardha vezësh dhe zhytini tek të bardhat e vezëve të rrahura.

Kalojini më pas në një tas të mbushur me sheqer dhe lërini të thahen në furrë në temperaturë shumë të ulët për 1 -2 orë.

Kur të jenë krokante, nxirrini nga furra dhe mund t’i konsumoni.

Boronicat dhe luleshtrydhet

Grini në mikser 200 gr boronicat dhe 200 gr luleshtrydhe, shtoni aty lëng limoni, një lugë çaji mjaltë dhe pak kripë.

Miksoni mirë të gjithë përbërësit dhe kur të keni formuar purenë e frutave vendoseni në një tavë silikoni.

Tavën futeni të piqet në temperaturën 70 gradë për 8 orë dhe kur të jetë mpiksur nxirreni nga furra.

Priteni me thikë në katrorë të vegjël dhe mund t’i konsumoni sipër dëshirës./AgroWeb.org