Fëmijët me Gjyshër Mbipeshë Janë dy herë të Rrezikuar nga Obeziteti

288 0

Sipas OBSH 39 milionë fëmijë në botë janë mbipeshë dhe kjo shkon brez pas brezi duke u lidhur ngushtë me familjen dhe gjyshërit.

E kjo nuk lidhet vetëm me kohën që mund të shpenzoni tek ta apo ushqimet e mira që mund të gjeni në shtëpinë e tyre, por më tej me gjenetikën.

Ekpertët së fundëmi thonë se ndonjëherë mund të kthehet në një problem që lidhet me obezitetin.

Një studim i ri të cili i referohet AgroWeb.org thotë se kjo lidhje familjare ndikon shumë në shëndetin e fëmijëve në të ardhmen.

Përse ndodh kjo?

Ky ndikim nuk vjen drejtpërdrejt nga ushqimi, por kalon gjenetikisht nga gjyshërit, tek prindërit dhe më pas fëmija.

Ndikimi mund të jetë indirekt nëpërmjet gjeneve të prindërve ose të ndodhë drejtpërdrejt përmes roleve që luajnë gjyshërit në edukimin e fëmijëve.

Të dhënat tregojnë se gjenetika, faktorët mjedisorë, mënyra e jetesës dhe zakonet e të ngrënit luajnë të gjitha rolet kryesore në predispozimin e individëve për obezitet.

Ajo që ne hamë dhe ushqejmë anëtarët e familjes sonë mund të çojë në shprehjen e disa tipareve gjenetike të cilat më pas mund të transferohen në gjenerata kohë pas kohe.

Për shkak të faktorëve të përbashkët familjarë, gjenetikë dhe mjedisorë, obeziteti tenton të grumbullohet brenda familjeve dhe studimet kanë raportuar vazhdimisht një transmetim ndër brezash të obezitetit nga prindërit te fëmijët.

Ushqimi dhe familja

Nga gjitha çfarë përmendëm më lart, për rrjedhojë pesha e gjyshërve mund të jetë përcaktuese për fëmijët.

Nëse në një shtëpi konsumohet shumë ushqim dhe mbipesha është prezente brez pas brezi kjo influencë prek dhe më të vegjëlit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse gjyshërit janë ata që kujdesen çdo ditë për fëmijët dhe regjimine. Tyre ushqimor.

Pra kemi dy faktorë kryesorë që ndikojnë, gjenetika dhe stili i jetesës që një familje ka.

Ekspertët sugjerojnë që t’i keni parasysh dhe të mundohuni të evitoni çdo shenjë që çon drejt obezitetit pjestarët e familjes tuaj./AgroWeb.org