Mënyrat Më të Mira dhe Më të Këqija Për të Gatuar Ushqimin

723 0

Gatimi është padyshim një art më vete, por mund të kthehet edhe në një problem nëse nuk e praktikoni siç duhet.

Mënyrat e ndryshme të gatimit mund ta bëjnë ushqimin tuaj jo vetëm të shijojë ndryshe, por edhe të ketë vlera të shtuara ushqimit tuaj.

Për shembull të skuqurat, mund të shkaktojnë probleme me shëndetin ndërsa zierja e ushqimeve ju dhruon vlera të plota në shëndet.

Ju si zgjidhni t’i konsumoni ushqimet tuaja?

AgroWeb.org ju tregon mënyrat e sakta dhe ato të dëmshmet që mund të praktikohen në një recetë gatimi.

Çfarë e bën gatimin cilësor?

Një mënyrë e mirë gatimi nuk lidhet vetëm me shijen siç përmendëmn edhe më sipër, por me metodën e përpunimit të tij.

Sipas ekspertëve metodat më të mira të gatimit janë ato që ruajnë vlerat ushqyese të produkteve.

Pjekja në furrë, zierja apo skuqja e lehtë e ushqimeve me një sasi të vogël uji apo vaji janë disa nga opsionet e shendetshme të gatimit.

Megjithatë edhe këtu duhet të keni parasysh se mbi gatimi i ushqimeve mund të krijojë efekte negative.

Disa metoda gatimi largojnë disa vitamina nga ushqimet tuaja, kryesisht vitaminën C apo B.

Nëse doni një alternativë të shëndetshme skuqje apo gatimi provoni fritezat me ajër. Këto friteza kanë dalë sëfundëmi në treg, por janë shumë popullore për shkak se nuk ndikojnë në listën e vlerave të ushqimeve tuaja.

Si nuk duhet të gatuani?

Disa nga metodat që i zhveshin ushqimet tuaja nga vlerat janë skuqja për një kohë të gjatë e tyre.

Nëse përdorni shumë vaj dhe keni tendencë t’i skuqni për një kohë të gjatë ushqimet tuaja me siguri po i shkatërroni ato.

Ngrënia e rregullt e këtyre ushqimeve sipas ekspertëve rrit rrezikun e shumë smëundjeve.

Nëse duhet patjetër të skuqni ndonjë ushqim provoni ta bëni këtë process për pak minuta duke përdorur vajra të shëndetshëm si ai i ullirit apo kokosit.

Gatimi në zgarë është shumë i shijshëm, por i rrezikshëm nëse ju e teproni.

Ka shumë studime të cilat i lidhin kimikatet që çlirohen nga gatimi në zgarë me sëmundjet kancerogjene./AgroWeb.org