Problemi me Dietën Mesdhetare – Pse Ekspertët Po e Kritikojnë?

557 0

Me siguri jeni familjarë me Dietën Mesdhetare pasi pothuajse i gjithë regjimi ushqimor bazë që ne kemi ka elementë të saj.

Po ashtu kjo mënyrë e të ushqyerit është shpallur për shumë vite me rradhë si ndër më të mirat ndaj shumë njerëz e preferojnë.

Dieta Mesdhetare thuhet se ul rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2, ul kolesterolin dhe rrezikun e vdekjeve të parakohëshme.

Megjithatë kjo dietë mund të shkaktojë një problem që mund të mos jeni duke e vënë re.

Çfarë duhet të dini?

Në rajonin e Mesdheut përfshihen rreth 21 shtete dhe Dieta Mesdhetare ka në bazë ushqime nga këto vende.

Por në të vërtetë ushqimet që përmban kjo dietë janë të bazuara në kuzhinën e vetëm disa vende.

Këtu përfshihet Italia, Greqia, Spanja dhe jugu i Francës duke përjashtuar kështu vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga viti 1952-1957 studiuesi Amerkan Ancel Keys kreu studime në 7 shtete të Mesdheut, SHBA dhe Azisë.

Studimi tregoi se mënyrat e të ngrënit në këto vende janë matëse për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe faktorëve të riskut siç janë kolesteroli, presioni i lartë i gjakut etij.

Sipas këtij studimi u vu re se sëmundjet e zemrës janë më te ulëta në Itali dhe Greqi, ku

Dieta Mesdhetare është kryesisht e bazuar.

Këto gjetje gjithësesi po kritikohen nga ekspertët duke thënë se Dieta Mesdhetare nuk janë të plota dhe se ky regjim nuk mund të përqëndrohet vetëm tek 3 vende.

Një kritike nga ekspertët

Një regjim i shëndetshëm duhet të përfshijë ushqime të ndryshme edhe nga vende të tjera të rajonit, po ashtu dhe ato evropiane.

Sipas ekspertëve sot, çdo vend ka frutat, perimet dhe drithërat e tij karkateristike e të freskëta të cilat dhurojnë shëndet nëse kombinohen si duhet.

Kështu që duke qenë se Dieta Mesdhetare cilësohet si një nga më të mirat është e nevojshme që kjo dietë të zgjerohet për të përfshirë edhe vende të tjera.

Pra në vend të një diete strikte Mesdhetare ekspertët këshillojnë ta adaptoni atë me ushqime të tjera të cilat janë më lehtë të gjendëshme në vendin ku jetoni.