OBSH: Shëndeti i dobët mendor është bërë një pandemi paralele me COVID-19

341 0

Spitalet psikiatrike për të rinjtë në Belgjikë janë duke raportuar rritje të rasteve të vetëvrasjeve dhe shtim të depresionit për shkak të kufizime anti-COVID.

Një rritje aq e lartë sa ka mungesë të shtretërve, stafit dhe burimeve që duhet të kujdesen për këta individë.

Për fat të mirë këta të rinj rigjeten dëshirën për të jetuar.

“Jam përpjekur të kryej vetëvrasje disa herë, por hezitova falë motrës sime të vogël, 5 vjeç. Prej saj jam ende këtu’, u shpreh një qytetar.

Por, jo vetëm në Belgjikë ka pasur raste të rritjes së sëmundjeve mendore.

OBSH shprehet se shëndeti i dobët mendor është bërë një pandemi paralele me COVID-19.

Për këtë arsye drejtori i OBSH për Evropën kërkon që në të gjitha vendet të rritet mbështetja dhe udhëzimet.

“Sëmundja mendore po bën të vetën, si për ata që tashmë ishin në rrezik, ashtu edhe për ata që nuk kanë kërkuar më parë mbështetje të shëndetit mendor. Organizata Ndërkombëtare e Punës ka zbuluar se pandemia ka bërë që gjysma e të rinjve të moshës 18 deri 29 vjeç i nënshtrohen depresionit dhe ankthit  dhe deri në 20 përqind të punonjësve të kujdesit shëndetësor vuajnë nga ankthi dhe depresioni”, u shpreh Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën.

Sipas Observatorit Francez të Jetës Studentore, një në tre nxënës ka shenja  te shqetësimit psikologjik.

Vetëm këtë javë në Francë, studentët e universitetit dhe mësuesit  protestuan për të “mbrojtur kushtet e jetesës dhe të studimit”. Ata po kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria gjatë krizës shëndetësore./Burimi:Euro News