Ushqimet e Duhura që Ju Ndihmojnë të Humbisni Kilogramët e Tepërt

768 0

Ushqimet që plotësojnë nevojat e njeriut janë të larmishme dhe të ndryshme.

I tillë është edhe ndikimi i tyre tek hormonet, uria dhe kaloritë e djegura.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni listën e plotë të ushqimeve të që ju ndihmojnë të humbisni në peshë

Vezët

Vezët janë ndër ushqimet më të pasura me ushqyes.

Ato frenojnë urinë, ju ngopin dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Barishtet

Barishtet janë një burim shumë i mirë vitaminash dhe mineralesh.

Ato përmbajnë pak kalori por shumë fibër, e cila ju mban të ngopur për shumë kohë.

Salmoni

Ky peshk është shumë i pasur me proteinë dhe acide yndyrore omega-3.

Salmoni është zgjedhja kryesore e çdo regjimi ushqimor për rënien në peshë.

Perimet

Perimet si brokoli, lakra, lulelakra dhe lakrat e egra janë shumë të pasura me proteinë.

Ato kanë pak kalori, ndihmojnë në rënien në peshë dhe përmirësojnë shëndetin.

Mishi I Pulës Dhe Ai Pa Dhjamë

Ngrënia e mishit të pulës dhe mishit të viçit pa dhjamë (të papërpunuar) është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur sasinë e proteinës në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zëvendësimi i karbohidrateve dhe yndyrnave me proteinë e bën më të lehtë rënien nga pesha.

Patatet E Ziera

Patatet e ziera janë ndër ushqimet që ju ngopin më shumë.

Ato frenojnë oreksin dhe ju pengojnë ta teproni me ushqim gjatë ditës.

Peshku Ton

Ky peshk përmban pak kalori por shumë proteinë.

Ai nuk përmban dhjamë që do të thotë se ofron pak yndyrë.

Bishtajoret  

Bishtajoret dhe fasulet përmbajnë sasi të larta proteine dhe fibre.

Kjo do të thotë se falë tyre do të merrni pak kalori por do të jeni të ngopur për shumë gjatë.

Supat

Supat me perime ose mish pule janë shumë efikase.

Ato të ngopin dhe e pajisin trupin me shumë ushqyes.

Supat nuk duhet të kenë shumë yndyrë.

Gjiza Dhe Kosi

Gjiza përmban shumë proteinë. Falë saj ju mund të konsumoni një vakt të bollshëm me pak kalori.

Kosi nga ana tjetër është i pasur me probiotikë por ju duhet të zgjidhni gjithmonë kosin e bërë në shtëpi dhe ajo të gatshëm në market.

Avokadot

Avokat janë një shembull i jashtëzakonshëm i yndyrnave të shëndetshme.

Ato duhen konsumuar pa e tepruar që të humbisni në peshë.

Uthulla E Mollës

Uthullën duhet ta përfshini nëpër vakte që të frenoni urinë dhe të humbisni kaloritë e tepërta.

Ajo rekomandohet në sallata dhe gjatë vakteve të pasura me karbohidrate.

Arrorët

Arrorët mund të jenë të pasur me yndyrna por ato janë të shëndetshme. Nga ana tjetër kanë shumë proteinë dhe fibër.

Nëse nuk e teproni, arrorët ju ndihmojnë të humbisni në peshë.

Drithërat E Plota

Këto drithëra përmbajnë shumë fibër dhe proteinë.

Drithërat më të shëndetshme janë tërshëra, orizi kaf dhe kinoa.

Speci Djegës

Ushqimet pikante frenojnë oreksin dhe djegin yndyrnat.

Speci djegës është një nga erëzat më të mira kundër mbipeshës.

Frutat

Frutat mund të përmbajnë sheqer, por nga ana tjetër ato janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe ushqyes të tjerë që ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Qitro

Nëse hahet përpara vaktit, qitro frenon oreksin dhe sasinë e kalorive të marra.

Ai rekomandohet fort për rënien në peshë.

Farat Chia

Këto fara janë të pasura me fibër.

Ajo frenon oreksin dhe ju ngop, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë./AgroWeb.org