Vlerat e Rralla të Arrorëve për Shëndetin – Zbulojini Përmes Pamjeve

466 0

Arrorët janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar gjatë ditës dhe një alternativë e mirë ndaj ushqimeve të konservuara. Por që mbi të gjitha na bëjnë mirë për shëndetin.

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se dietat mesdhetare të cilat janë të pasura edhe me produktet arrore parandalojnë sëmundjet koronare arteriale dhe lehtësojnë funksionimin e zemrës.

Ndër arrorët më të pasur me vlera janë arrat, bajamet, lajthitë dhe fistikët. Të gjitha këto frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm i cili ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe lëkurës.

Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 që gjenden me shumicë tek frutat arrore ndihmojnë në rastet e sëmundjeve të reumatizmës, si dhe në rastet e depresionit dhe Alzheimerit.

Vlerat më të mira shëndetësore të Arrorëve

Na e bëjnë zemrën të fortë

Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Studimet kanë sugjeruar se këto yndyrna shërbejnë dhe si anti-inflamatorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë për të ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare dhe hemoragjisë cerebrale.

Mbrojnë sistemin nervor dhe largojnë dhimbjet e kokës

Mungesa e magnezit në organizëm shfaq probleme të shumta nervore duke sjellë simptoma të ndryshme si hiperaktivitet, panik, stres, ankth dhe pagjumësi.

Dhimbjet e kokës janë gjithashtu shpesh herë të lidhura me mungesën e këtij minerali jetik, konsumimi i disa bajameve ju ndihmon në largimin menjëherë të dhimbejve.

Na japin energji

Frutat arrore janë të pasura me energji dhe vlera ushqyese. Kosumimi rregullisht i tyre përveçse furnizon organizmin me vlera të shumta i jep atij fuqinë e nevojshme për të përballuar aktivitetin fizik.

Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë arrorë të konsumojnë njerëzit, aq më pak të predispozuar janë për të humbur jetën, në çfarëdolloj moshe, veçanërisht ndaj sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit, të cilët konsumojnë rregullisht fruta të thata arrore kanë më pak rrezikshmëri ndaj të gjitha rasteve të përfshira në studim-rreth 23% të rriskut, krahasuar kjo me njerëzit të cilët nuk i konsumojnë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.