Frutat Dhe Perimet Më Të Importuara Në 3-Mujorin e Parë

622 0

Tre mujori i parë ishte një sukses në lidhje me sasinë e produkteve të importuara si dhe me të ardhura e akumuluara nga doganat në vend.

Nga të dhënat që AgroWeb.org ka konsultuar, karburantet dhe cigaret ishin mallrat që zinin vendet e para në listë duke bërë që doganat të arkëtonin rreth rreth 1.7 miliardë lekë nga akciza që u pagua vetëm nga karburanti ai prodhuar në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në tremujorin e parë të vitit doganat arkëtuan:

  • 3 miliardë lekë nga importet e karburanteve,
  • 6 miliardë lekë nga importet e cigareve.

Të ardhurat nga zhdoganimi i naftës zunë 20.7 për qind të totalit të të ardhurave doganore, ndërsa arkëtimet nga cigaret, 13.1 për qind të totalit.

Por mbrapa nuk mbeten frutat dhe perimet, dhe pse prodhimi vendas ka nisur të furnizojëë tregjet jo vetëm brenda Shqipërisë, në tre muajt e parë shumica e prodhimit ka ardhur nga importi.

Diçka e tillë është argumentuar nga ekspertët pasi kërkesa është shumë e lartë, prandaj është gjetur kjo zgjidhje.

Nga zhdoganimi i frutave dhe perimeve doganat arkëtuan:

  • 641 milionë lekë gjatë janar-mars duke zënë 1.8% të totalit të të ardhurave doganore,
  • teksa nga zhdoganimi i ushqimeve të përgatitura, 864 milionë lekë.

Të dhënat statistikore treguan se ushqimet ishin produkti i tetë më i importuar në vend, për sa i përket rëndësisë në arkëtimet e doganave.

Po në fillim të listës, në vendin e tretë dhe katërt për nga importi u renditën metalet dhe energjia elektrike.

Vendi përjetoi një thatësirë të tejzgjatur gjatë dimrit dhe në muajt e parë të vitit.

Për pasojë, vendi iu nënshtrua importeve të larta të energjisë elektrike në tremujorin e parë.

Nga zhdoganimi i energjisë, doganat arkëtuan 1.6 miliardë lekë në tremujorin e parë, duke zënë 4.6 për qind të totalit të ardhurave doganore.

Plastika, detergjentët dhe materialet e ndërtimit

Më tej, në 10 mallrat më të importuara ishin makinat e përdorura dhe veshjet.

Plastika, detergjentët dhe materialet e ndërtimit ishin ndër artikujt më të importuar në tremujorin e parë.

Ndërsa në listën e mallrave kryesore të blerë jashtë u përfshinë këtë vit edhe makinat e reja.

Doganat arkëtuan 351 milionë lekë nga zhdoganimi i automjeteve të reja, ose 0.9 për qind të totalit të të ardhurave doganore për periudhën në fjalë./Burimi: Monitori