Fokaçe Me Miell Intergral – Shija e Butë dhe e Shëndetshme

850 0

Kjo recetë ka dy karakteristika, aromën e mirë dhe ngjyrën e fortë të kaftë që ju tregon se brumi është pjekur aq sa duhet.

Fokaçet megjithëse origjinën e tyre e kanë nga Italia fqinje mund t’i krahasojmë me shumë shije të ngjashme në vendin tonë.

Pra nëse ju pëlqen kulaçi tradicional, pitet apo petullat atëherë edhe fokaçen do ta adhuroni për nga shija e mirë.

Mielli integral e bën edhe më të shëndetshme për t’u konsumuar nga e gjithë familja.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e përgatitjes nga AgroWeb.org, dhe shijojeni.

Përbërësit

420 ml ujë temperaturë ambienti

250 gr miell integral

300 gr miell

10 gr miell

50 ml vaj ulliri

30 gr kripë

4 gr maja birre e thatë

2 degë rozmarine

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon, të shtoni  në një enë të thellë miellin integral, majanë e birrës.

Shtoni miellin e më pas me anë të një luge përzieni të gjithë përbërësit.

Hidhni ujin në temperaturë ambienti pak nga pak derisa të përfitoni një masë homogjene brumi.

Më pas punojeni edhe për 5 minuta me duar pë rtë formuar topthin e brumit.

Shtoni kripën, vajin, duke vazhduar me shtypjen e brumit e më pas vendoseni në një tavolinë pune  dhe vazhdoni ta punoni nga poshtë lartë me duar siç bëni me brumin  e byrekut duke e spërkatur dhe me pak miell herë pas here.

Pasi të keni formuar një topth të butë e pa korkrriza, vendoseni në një enë qelqi, mbulojeni me qese plastike dhe lëreni të fryhet për 3 orë.

Më pas përgatisni një tavë katrore pjekje 35x28cm të lyer me vaj ulliri dhe përhapeni brumin me duar nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Lëreni brumin të pushojë edhe për 5-10 minuta të tjera e më pas shtypni me gishta nëpër sipërfaqen e brumit për të krijuar gropëza të vogla.

Spërkasni sërish me vaj ulliri, shtoni kripë të trrashë dhe rozmarinë nëpër të gjithë sipërfaqen e fokaçes.

Futeni në furrë të parangrohur të piqet në temperaturë 220 gradë për 40 minuta dhe më pas shërbejeni sipas dëshirës.

Mund ta ruani të mbyllur deri në 2 ditë dhe mund ta konsumoni edhe të ftohtë./AgroWeb.org