Mbledhjet Familjare Për Festa Gjatë Pandemisë – Si të Qëndroni të Sigurtë

508 0

Pas muajsh ndarje nga miqtë dhe familja për shkak të COVID-19, shumë njerëz shpresojnë të rilidhen me familjet e tyre gjatë festave të fundvittit.

Por ekspertët e shëndetit vazhdojnë të inkurajojnë njerëzit të praktikojnë sjellje të sigurta dhe të shmangin sa më shumë situatat që mund t’i ekspozojnë ata ose të dashurit e tyre ndaj virusit.

Në vendin tonë disa prej kufizimeve janë ende të fuqi siç është distancimi social, mbajtja e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë, kufizimi i lëvizjes me orar dhe ndalimi i grumbullimeve në më shumë se 10 persona.

Sipas ekspertëve, aktivitetet me rrezik më të lartë gjatë festave përfshijnë:

  • Pjesëmarrja në organizmime të mëdha familjare, me miq apo persona që nuk bëjnë pjesë në familjen tuaj.
  • Pjesëmarrja në parada, gara apo evente të mbipopulluara
  • Pazari në në dyqane apo qendra tregtare  të mbushura me njerëz, veçanërisht  gjatë festave.

Mjekët paralajmërojnë se mënyra e vetme për të zvogëluar plotësisht rrezikun e infeksioneve  të çdo lloj është të  qëndroni sa më të izoluar.

Për këto festa e mira do të ishte te gjenit zëvëndësues virtualë për të qëndruar afër të dashurve tuaj.

Aktivitetet që përfshijnë maska ​​dhe distancim shoqëror pa prekje zvogëlojnë rrezikun, por mund të mos e ndalojnë plotësisht atë.

Mënyra më e sigurt për të festuar këtë vit është të qëndroni në shtëpi me familjen tuaj.

Megjithatë për ata persona që do të mblidhen jo më shumë se 10 veta në ambiente familjare mbani parasysh disa këshilla.

Testimi

Nëse do të mblidheni me miqtë apo familjen në një ambient të përbashkët, atëherë është mirë që secili nga pjesëmarrësit të jete negativ nga virusi.m

Nëse keni mundësi zhvilloni një test për Covid-19 në mënyrë të jeni sa më të sigurt gjatë mbledhjeve familjare.

Pasi të testoheni edhe nëse jeni negativë, izolohuni në shtëpi deri në momentin e festës.

Gjithashtu mbani në mendje se në fazat e para virusi nuk shfaqet as në testime ndaj kini parasysh nëse keni ndonjë simptomë përgjatë ditëve.

Udhëtimet

Nëse ju duhet të udhëtoni jashtë vendit apo në distanca të largëta qoftë me avion, makinë, traget apo tren mbi gjithnjë maskën.

Kini parasysh që të mbani veshur gjithnjë maskën mbrojtësë, sterilizoni shpesh duart dhe ambientin ku ndodheni.

Kujdesin më të madh duhet ta tregoni kur të jeni duke ngrënë apo duke pirë ujë, pasi mund të ekspozoheni më shumë ndaj viruseve.

Të njejtën praktikë dezikfektimi tregoni edhe kur të shpërndani dhuratat e fundvitit.

Vizitat tek miqtë

Sa më shumë persona të vizitoni këtë periudhë, aq më i madh është risku i marrjes së Covid-19.

Të rinjtë, ata që janë në punë apo frekuentojnë ambiente me shumë persona duhet të kenë më shumë kujdes nga të gjithë.

Para se të shkoni për vizitë tek të afërmit tuaj izolohuni ose evitoni ambientet e populluara me njerëz të paktën 2 javë para vizitës.

Mbani gjithnjë një maskë dhe distancën deri ne 2 metra nga personat e tjerë në mënyrë q ëtë qëndroni sa më të sigurt.

Si të organizoni festa të sigurta

Ekspertët sugjerojnë që këto festa të mundoheni të mblidheni në ambiente të hapura.

Rreziku do të jetë shumë më i vogël se mbledhja në një dhomë të mbyllur.

Nëse kjo nuk është e mundur kryesisht për shkak të motit të ftohtë, mundouni të mbani një maskë mbrojtëse gjatë kohës që nuk jeni duke ngrënë brenda në shtëpi.

Ushqimet ndajini të gjitha në pjata individuale në mënyrë që të mos keni asnjë kontakt me persona të tjerë.

Këshilla të tjera:

  • Lani duart mirë para se të filloni përgatitjen
  • Vendosni maskë teksa përgatisni ushqimet
  • Personat që do të gatuajnë të jenë sa më të pakët në numër
  • Qëndroni larg kuzhinës dhe personave të tjerë nëse ndjeni papritur shqetësime në shëndet

Pas festave

Nëse keni festuar me miq dhe të afërm gjatë këtyre festave, pavarsisht masave që ju kemi shpjeguar më sipër, mundohuni që të izoloheni sa më shumë në shtëpinë tuaj.

Pjesa pas këtyre organizimeve mund të jetë më e rrezikshme pasi ju mund të jeni ekspozuar ndaj virusit dhe mund ta shpërndani atë tek të tjerë.

Këto festa pa dyshim që nuk do të jenë të zakonshme dhe është mirë që të përgatiteti ër t’i kaluar vetëm me familjën tuaj të afërt apo personat me të cilët jetoni./AgroWeb.org