Kompanitë farmaceutike “Eli Lilly”, “Vir Biotechnology” dhe “GlaxoSmithKline” kanë njoftuar një bashkëpunim për të vlerësuar kombinimin e dy terapive antiCOVID-19 me dy antitrupa të ndryshëm monoklonalë.
Studimi është duke u zhvilluar në SHBA dhe Porto Riko.
“Ky bashkëpunim unik është hera e parë që antitrupat monoklonalë nga kompani të ndryshme bashkohen për të eksploruar rezultatet e mundshme”, shkruan kompanitë farmaceutike në një deklaratë.
Studimi vlerëson kombinimin e “bamlanivimab” 700 mg me “VIR-7831 500” mg, gjë që mund ta bëjë më të vështirë zhvillimin e mutacioneve të COVID-19./Burimi:ATA