867 0

Shëndeti i Lëkurës Fillon nga Pastrimi i Duhur i Saj – Çfarë Duhet të Dini

E dinit se sipas mjekëve fytyrën duhet ta lani të paktën dy herë në ditë, çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.

Në këtë mënyrë do të largoni plotësisht nga lëkura juaj çdo papastërti, bakter, yndyrë apo alergji që mund të jetë mbledhur në pore gjatë këtyre dy periudhave kohore.

Ujë dhe sapun është një nga rregullat më bazikë të higjienës që ndihmon në shëndetin e mirë të lëkurës tuaj në shumë forma.

Në këtë artikull do të ndalemi pikërisht tek larësi si hapi i parë i me të cilin nisni ditën dhe procesin e kujdesit ndaj vetes.

Qumështi i dhisë, një alternativë natyrale

Ajo çfarë ju mbetet ju të zgjidhni, në morinë e produkteve që serviren sot në treg, është gjetja e një sapuni që bën punën e duhur në lëkurën tuaj.

Në fakt formula magjike, një përbërës që përshtatet për shëndetin e të gjitha lëkurave, egziston.

Zgjidhni një sapun me qumësht dhie e në pak kohë do t’i dhuroni fytyrës tuaj rehati përgjatë ditës, shëndet dhe hidratim të thellë.

Qumështi i dhisë është i pasur në yndyra të shëndetëshme të cilat ofrojnë një pastrim delikat që nuk dëmton membranën e fytyrës.

Gjithashtu largon lëkurën e vdekur nga fytyra juaj, ka veti anti fungale dhe vepron si një trajtim anti rrudhë.

Për shumë prej jush mund të duket si një alternativë e re, por sapuni me qumësht dhie ka qindra vite që përdoret nga njerëzimi.

Sipas historianëve ndër të parët që e përdorën masivisht këtë formulë ishin Fenikasit që në vitet 2500 para erës sonë.

Kjo përgatitje e veçantë natyrale i ka mbijetuar kohës dhe sot mund ta gjeni fare lehtë në treg me emrin Lava Soap.

Një sapun organik i pasur me qumësht dhie i cili pastron lëkurën në thellësi, eleminon problemet dermatologjike dhe ndihmon në shëndetin e plotë të saj.

Çfarë është Lava Soap?

Lava Soap është një produkt 100% organik, me një formulë të veçantë që mund të përdoret nga të gjithë.

Veprimin e tij kryesor e ka në balancimin e yndyrës në fytyrë, duke qenë se është një nga zonat ku kjo substancë prodhohet më tepër.

Është ideal për lëkurat me tendencë akneike, pasi ndihmon në përtharjen e shpejtë të tyre.

Gjithashtu është i pasur me vitamina A, E dhe minerale si fosfori, kalciumi magnezi zinku apo soda e bukës.

Të cilat po ashtu parandalojnë aknet e në veçanti soda e bukës e cila ndihmon në ruajtjen e pehashit të lëkurës dhe parandalon infeksionet e ndryshme që lëkura mund të hasë.

Lava Soap

Siç përmendëm edhe më lart ky larës mund të përdoret nga të gjithë.

Kjo sepse baza Lava Soap është qumështi i dhisë i cili është i pasur me acide yndyrore të cilat hidratojnë lëkurën dhe i dhurojnë asaj shkëlqim.

Gjithashtu përmban edhe vaj ulliri i cili ka veti anti inflamatore dhe parandalon dehidratimin e lëkurës.

Kjo e bën të përshtatshëm edhe për personat me lëkurë mikse apo të thatë.

Ekspertët e prodhimit të tij nga laboratori i SKIN NOVIS, këtë formulë të veçantë e kanë pasuruar me bimë medicinale e lule aromatike.

Kështu do të gjeni brenda tij gjurmë të bimës së mentes e cila perveç aromës së mirë, ndihmon edhe ne zhdukjen e pikave të zeza dhe mbylljen e poreve të hapura.

Kalendula nga ana tjetër është një nga lulet aromatike e cila ka gjetur vend tek produktet organike të kujdesit ndaj vetes.

Kjo lule ka veti qetësuese, stimulon kolagjenin dhe e tonifikon e tendos lëkurën tuaj në pak kohë.

Për rrjedhojë do të dukeni shumë shpejt më të freskët dhe të rinj.

E më i veçanti ndër këto bimë është padyshim rigoni Shqiptar.

I cili ndonëse mund të mos e dini ka veti të shkëlqyera në luftimin e rrudhave e shenjave të moshës.

Një kokteil i përditshëm aromash vlerash dhe shëndeti për fytyrën tuaj./AgroWeb.org