Pastiço me Perime dhe Mish në Tigan – Shija e Re dhe e Veçantë

1.4k 0

Pastiço është një nga ushqimet e preferuara e që krijojnë lehtësi në kuzhinë.

Mund ta keni ngënë për herë të parë fëmijë e ta shijoni njejtë edhe sot, për shkak të bujarisë që kjo recetë ofron në shije.

Për ta bërë edhe më interesante e akoma më të thjeshtë këtë recetë, AgroWeb.org ju sugjeron një mënyrë të re përgatitje.

Keni dëgjuar ndonjëherë për pastiço në tigan? Po me perime e mish?

Mësoni recetën e plotë teksa lexoni këtë artikull.

Përbërësit

150 gr makarona të gjata

150 gr mish i grirë

200 gr bizele

1 karotë

Gjysmë qepe

200 gr djathë kaçkavall

3 vezë

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nosur me përgatitjen e kësaj recete AgroËeb ju këshillon të vini të ziejë ujin për makaronat.

Ndërkohë në një tigan shtoni vajin e ullirit bashkë me qepën dhe karotën të grira në kubikë të vegjël.

Kur qepa të fillojë të skuqet paksa shtoni edhe bizelet bashkë me kripën dhe përizeni mirë.

Po këtu shtoni edhe mishin e grirë dhe lërini të gjitha në zjarr për disa minuta derisa të gatuhen.

Ndërkohë uji i makaronave duhet të ketë zier, ndaj mund t’i shtoni ato në tenxhere.

Pasi të keni bërë këtë, në një enë të thelë rrihni vezët, shtoni 50 gr djathë të grirë kaçkavall dhe përzieni mirë.

Tek veza shtoni edhe perimet që sapo skuqët dhe më pas edhe makaronat e ziera.

Në fund mos harroni të shtoni edhe pjesën tjetër të djathit kaçkavall dhe pak piper të zi.

Priteni djathin në kubikë të vegjël dhe trazoni të gjithë masën.

Hidheni të gjithën tek tigani që keni në zjarr spërkasni me pak vaj ulliri dhe përhapeni e sheshojeni përgjatë gjithë sipërfaqes së tij.

Lëreni të skuqet nga 4 minuta në çdo anë duke e kthyer me një spatula të gjerë në mënyrë që të mos t’i prishet forma.

Më pas shërbejeni në një pjatancë dhe priteni në racione të vogla, gati për t’u ngrënë./AgroWeb.org