Kompania ERZENI Shton Buzëqeshjet e Fëmijeve me 1 Qershor!

738 0

1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve, ku fokusi vihet mbi të drejtat dhe mirëqenien e tyre.

Kjo ditë ka per qëllim sensibilizimin e të drejtave te fëmijëve, plotesimin e nevojave per mbijetese, rritje, pjesmarrje, përmbushjen e potencialit dhe përmirësimin e jetesës për të gjithë fëmijët në botë.

Fëmijët mund të ekspozohen ndaj keqtrajtimit, viktimizimit nga të rriturit , urisë,  mungesës së kushteve social-ekonomike për një jetë të shëndetshme dhe aktive , prandaj kjo ditë shënon një moment feste për të gjithë vogëlushët.

Krahas aktivteteve të shumta të kësaj dite dhe kujdesit të përditshëm për ta, një nga faktorët kryesorë që ndihkon në mirëqenie dhe shëndetin e tyre është ushqimi i mirë.

Që ata të rriten të shëndetshëm është e rëndësishme të ushqehen shëndetshëm e sigurt.

Duke u bërë pjesë e buzëqeshjes së fëmijëve ditën e sotme kompania Erzeni ka menduar ta bëjë këtë ditë të shijshme e të shëndetshme për fëmijët.

Në të gjithë institucionet rezidenciale të përkujdesjes së fëmijëve në Shqipëri do të dhurohet kos frutash me shijet më të dashura për ta (qershi, ananas, boronicë etj.)

Një nismë e frymëzuar nga dëshira për të rritur fëmijë të shëndetshëm që ndajnë momente të lumtura.

Mbajini fëmijët të pafajshëm – sot, nesër, përgjithmonë./AgroWeb.org