2 Miliardë Përdorues, Whatsapp Kalon Të Gjitha Pritshmëritë

211 0

Platforma e bashkëbisedimit Whatsapp e cila zotërohet nga Facebook, arriti të regjistrojë plot 2 miliardë përdorues të mërkurën e shkuar.

Kësisoj, ajo u bë platforma e dytë sociale që arrin këtë rekord.

Platforma e parë është padyshim Facebook.

Në qershor të vitit 2017, platforma arriti plot 2.5 miliardë përdorues.

Vetë Facebook u lejon përdoruesve të dërgojnë mesazhe direkte por brenda kornizave të aplikacionet apo faqes.

Whatsapp nga ana tjetër është platformë vetëm për të shkëmbyer mesazhe të mbrojtura dhe të sigurta.

Platforma e tretë për nga numri i përdoruesve është Youtube me 2 miliardë vizitorë unikë çdo muaj.

Në vitin 2014, kur kompania u ble nga Facebook, Whatsapp numëronte 500 milion përdorues.

Asokohe, Whatsapp ishte mjaft popullor mes të rinjve dhe për pasojë u shit për 19 miliardë dollarë.

Sot vlen më shumë se dyfishin.

Facebook planifikon që të fillojë të shfrytëzojë këtë platformë për objektiva fitimi, siç bën edhe me platformën tjetër Instagram.

Në muajin nëntor, Whatsapp nxorri një veçori interesante për bizneset e vogla duke mundësuar reklamimin e produkteve të tyre.

Shqetësime Për Sigurinë Në Platformën Whatsapp Dhe Lidhjen Me Kompjuterin

Në fillim të shkurtit, ekspertë të ndryshëm shprehën sheqetësim për sigurinë pas zbulimit të një difekti në sistemin e sigurisë të Whatsapp dhe aspekteve të lidhjes së celularit me kompjuterin.

Ky difekt u mundësonte kriminelëve kibernetikë që të dërgonin mesazhe në mbarë botën të shoqëruara me një link dhe kësisoj të përfitonin akses në dokumentat e përdoruesit të ruajtura në kompjuter.

Nëse përdoruesi e hap platformën në kompjuter dhe merr një mesazh të dyshimtë të shoqërurar me thirrjen ‘kliko këtu” atëherë dokumentat e tij janë të rrezikuar, siguria gjithashtu.

Kriminelët kibernetikë mund të vjedhin të dhënat tuaja, të dhënat e kartave të kreditit, adresën elektronike tuajën dhe miqve të tu, fjalëkalimet e adresave elektronike dhe të rrjeteve sociale dhe t’i përdorin ato sipas dëshirës./AgroWeb.org