Dëshironi Një iPhone Të Lirë? Apple j’ua Mundëson Shumë Shpejt

671 0

Kompania Apple pritet të nxjerrë në treg një telefon Iphone me çmim të ulët.

Lajmi për nxjerrjen në treg të këtij telefoni në muajin mars ka marrë dhënë dhe ka shkaktuar shumë entuziazëm në mesin e përdoruesve të këtyre telefonave.

Telefoni i ri do të jetë i ngjashëm me telefonin iPhone 8 dhe do të mund të hapet edhe me shenjën e gishtit.

Gjasat janë që ky telefon i ri të ketë 3GB Ram dhe hapësirë ruajtjeje nga 64 deri në 128 GB.

Sa i përket ngjyrave, ky telefon i ri do të jetë në gjendje në nuancat e grisë, argjendit dhe të kuqes.

Procesori i telefonit do të jetë i ngjashëm me atë të iPhone 11-ës, ndërkohë që pritshmëritë për një konkurencë të madhe me telefonat e tjerë në treg, janë të mëdha.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, kompania do të nisë prodhimin e pajisjeve në muajin shkurt.

Çmimi fillestar është parashikuar të jetë diku tek 399 $.

Me përhapjen e koronavirus dhe zhvillimet më të fundit në botë, duket se plaet e Apple do shtyhen edhe për disa kohë.

Gjithësesi kompania është shprehur se do të hapë fabrikat në Kinë, sapo gjendja të qetësohet dhe telefoni do të jetë në treg shumë shpejt.

Po Apple iPhone 12 Kur Pritet?

Në vitin 2020, kompania Apple synon të marrosë tregun me nxjerrjen e telefonit të ri Iphone 12-të.

Madhësia e ekranit të këtij telefoni do të jetë më e madhe se telefonat parardhës.

Ka spekullime se ky telefon do të ketë një sistem prej katër kamerash të vendosura në pjesën e pasme.

Ende nuk dihet pamja e saktë e këtij telefoni, por thuhet se do të frymëzohet nga ikoniku Iphone 4.

Ajo që dihet është se kjo pajisje do të dalë në treg në Shtator dhe nuk do të jetë aspak i lirë.