“Like” Në, Facebook dhe Instagram Vijnë me Një Opsion të Ri

375 0

Pas dy viteve testimi, Facebook po paraqet një mundësi të re fshehjen ose jo të pëlqimeve në platformën Facebook dhe Instagram.

Që prej vitit 2019 kompania ka vendosur te fshijë numrin e likeve nga postet në mediat sociale.

Kompania shpjegon se shumë përdorues “vuajnë” kur kanë një numër të vogël pëlqimesh dhe si pasojë ndihen të turpëruar pasi nuk kanë pëlqime të mjaftueshme.

Kjo ndodh më shumë me përdoruesit e rinj pasi pëlqimet online shihen si një mënyrë popullariteti ndërsa më pak pëlqime në një postim tregon të kundërtën.

Çfarë pritet të ndodhë?

Pas disa viteve të praktikimit të kësaj metode, Facebook e cila ka në pronësi edhe Instagramin ka publikuar një opsion të ri.

Tashmë numrin e “like” në një postim mund ta shohin vetëm ato llogari që zgjedhin ta bëjnë këtë.

Prej disa javësh përdoruesve të instagramit ju prezantohet një tabelë e cila i njofton për këtë opsion të ri dhe nëse duan ta ndjekin ose jo.

Një ide tjetër që këto platforma po diskutojnë është ajo e menaxhimit të shfaqjes së pëlqimeve ose jo nga vetë personi që menaxhon llogarinë.

Pra do të jeni vetë ju që vendosni nëse dëshironi t’i shfaqni numrat e “like” që merrni në një postim ose e kundërta, por kjo e fundit është ende në diskutim sipas kompanisë./AgroWeb.org