Telefoni i Parë Që Transformohet Në Tablet – Zbuloni Pamjet

209 0

Tifozët e teknologjisë dhe pajisjeve të telefonisë së lëvizshme janë entuziastë për hyrjet më të reja në treg në vitin 2020.

Bëhet fjalë për telefonat smart të cilën palosen dhe pritet të hidhen në treg nga kompani si Samsung dhe Motorola.

Megjithatë, këto dy kompani nuk janë të vetmet që do të ofrojnë risi në treg.

Së fundmi rrjeti po zien si pasojë e pamjeve të para të telefonit të ri me ekran të rrëshqitshëm nga kompania TLC.

Ekrani i këtij telefoni hapet duke krijuar idenë e dy ekraneve të madhësisë së një tableti të mirëfilltë.

Tifozët e teknologjisë dhe pajisjeve të telefonisë së lëvizshme janë entuziastë për hyrjet më të reja në treg në vitin 2020.
Foto:Flickr

Pamjet e para dolën para Kongresit Botëror të Telefonave Celularë në Barcelonë, i cili u anullua për shkak të epidemisë së Koronavirusit.

Në janar, e njëjta kompani nxorri në treg një prototip të telefonit smart që paloset duke ngjallur shumë interes.

Koronavirusi Pengon Planet e Apple për Prodhimin e Telefonëve të Rinj

Koronavirusi ka shkaktuar shumë ndërprerje në prodhimtarinë e telefonave të rinj nga kompania Apple.

Vetëm kompania Apple kishte bërë një porosi tek furnitorët e saj në Kinë për 80 milionë telefonë të rinj Iphone që duheshin dorëzuar në gjysmën e parë të vitit 2020.

Prodhimi i telefonit më të ri të Apple –iPhone SE2- që besohet të ketë një çmim më të lirë, ishte planifikuar të niste në javën e tretë të shkurtit.

Megjithatë, këto plane janë të vështira për tu arritur.

Përfaqësuesit e firmës prodhuese të telefonave besohet të kenë njoftuar kompaninë Apple për vështirësitë në arritjen e këtij objektivi për shkak të virusit të rrezikshëm.

Telefonat e Rinj Të 2020–ës

Viti 2020 duket se vjen me risi e me një gamë të gjerë markash të njohura, si dhe me një shumëllojshmëri modelesh të telefonave smartphone.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, telefonat më të rinj që do të dalin këtë vit janë:

  • Samsung Galaxy S11,
  • Motorola Razr
  • Huawei P40 Pro
  • Samsung Galaxy S10 Lite/Note 10 Lite

Këto dy krijime të reja me ekran më të madh, më shumë kamera dhe procesor më të shpejtë do t’i prezantohen botës në javët e ardhshme dhe të gjithë janë kuriozë të dinë çmimin./AgroWeb.org