OBSH: 700 milionë Njerëz në Botë Nuk Trajtohen Për Sëmundjen e Hipertensionit

221 0

Numri i personave që vuajnë nga hipertensioni është rritur në 1.28 miliardë që nga viti 1990.

Sipas OBSH kjo sëmundje është një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetëve globalisht në të gjithë vitet e fundit.

Hipertensioni rrit rrezikun e atakut në zemër, ishemisë dhe shkakton probleme me veshkat

E një nga arsyet përse kjo sëmundje është gjithnjë e më e përhapur është se nuk diagnostikohet në kohë ose asnjëherë.

Si është situata në botë?

Mosha më e prekur nga hipertensioni qëndron mes 30-79 vjeç me një rritje nga 650 milionë në 1.28 miliardë në vetëm 30 vitet e fundit.

Këto të dhëna vijnë nga studimi i parë i bërë në të gjithë botën mbi këtë çështje nga Kolegji Imperial Në Londër dhe OBSH.

Sipas këtyre ekspertëve të cilëve i’u referohet AgroWeb, gjysma  e personave të marrë në studim nuk kishin asnjë dijeni se vuanin nga hipertensioni.

Studiues, mjekë dhe ekspertë nga e gjithë bota të cilët mbuluan një perjudhë thuajse 30 vjeçare nga viti 1990 deri në 2019 trajtuan të dhënat e një kampioni të gjerë personash.

Rreth 100 milionë njerëz u testuan dhe u monitoruan për hipertensionin nga 184 shtete duke mbuluar kështu 99% të popullsisë së botës.

Ky trend i zhvillimit të sëmundjes përgjatë viteve ka lëvizur nga vendet me të ardhura të larta deri tek ato me të ardhura të mesme e të ulta, duke zgjeruar edhe më tej problemin.

Sipas të dhënave 82% e personave me hipertension jetojnë në vende me ekonomi të mesme ose të ulët.

Ndër këto vende të parat ishin Republika Domenikane, Xhamajka dhe Hungari për gratë.

Ndërsa të vetmet që patën shifrat më të ulta të personave me hipertension ishin Kanadaja, Peruja dhe Zvicra.

Përse ndodh kjo?

Dignostikimi i hershëm për smëundjet e hipertensionit është totalisht i mundur sipas mjekëve.

Këtu qëndron edhe problemi kryesor për rritjen kaq të madhe të shifrave në rang botëror, pasi njerëzit nuk marrin diagnozën në kohë ose asnjëherë.

Rreth 580 milionë njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje 41% gra dhe 51% burra, nuk kishin asnjë dijeni mbi këtë gjendje të tyre shëndetësore.

Ndërsa 720 milionë të tjerë në të gjithë botën nuk marrin mjekimin e duhur për këtë sëmundje pë arsye nga më të ndryshmet.

Sipas ekspertëve shtetet duhet t’ju japin përparësi shpërndarjes së duhur të medikamenteve dhe mundësive të diagnostifikimit në të gjithë vendet e botës.

Gjithashtu duhet të rritet ndërgjegjësimi mbi kontrollet e shpeshta tek mjeku mbi monitorimin e presionit të gjakur dhe përmirësimit të stilit të jetesës./AgroWeb.org