Nuk mund ta mohojmë që pandemia e COVID-19 ka ndryshuar shumë prej marrëdhënieve të shqiptarëve me ushqimin.

Shumica prej nesh po gatuajnë në shtëpi, me një fokus të veçantë tek freskia, vitaminat dhe mineralet por edhe tek mos shpërdorimi i ushqimit.

Në këto ditë të vështira, është shumë e rëndësishme që frigoriferi dhe kuzhina jonë të përmbajë një larmishmëri ushqimesh që na mbajnë të shëndetshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqyesit më të nevojshëm që nuk duhet të mungojnë në përditshmërinë tonë gjatë pandemisë por jo vetëm.

Vitamina D

Kjo vitaminë është e një rëndësie kritike për imunitetin.

Tani ajo është më e nevojshme se kurrë sepse po qëndrojmë shumë gjatë në shtëpi pa ndierë përkëdhelitë e plota të diellit.

Vitaminën D e gjejmë tek salmoni por edhe tek suplementët siç është vaji i mëlçisë së merlucit.

Proteina

Proteina është e rëndësishme sepse na mban të ngopur për shumë gjatë por edhe forcon muskujt dhe kockat.

Ushqimet me përmbajtje të lartë proteine janë: kinoa, fasulet, thjerrëzat dhe gjalpi i arrorëve.

Magnezi

Ky mineral është i nevojshëm sepse ndihmon në aktivizimin e vitaminës D.

Nivelet e ulëta të magnezit kontribuojnë në ndjesinë e ankthit dhe në shfaqjen e depresionit.

Alkoli dhe kafeina shterojnë depozitat e magnezit ndaj këshillohet që të hamë më shumë fara kungulli, spinaq, kinoa, bajame, fasule të zeza.

Antioksidantët

Këto ushqyes të rëndësishëm ndihmojnë imunitetin  dhe na mbrojnë nga sëmundjet.

Ushqimet më të pasura me antioksidantë janë: trumza, rigoni, hudhra, arrat, frutat e pyllit, kërpudhat.

Vitamina C

Kjo vitaminë përbën linjën e parë të luftës kundër inflamacionit.

Koronavirusi nxit një përhapje të pakontrollueshme të inflamacionit dhe imuniteti përpiqet ta luftojë atë.

Shumë ekspertë këshillojnë marrin e 1000-2000 miligramë vitaminë C në ditë.

Ushqimet më të pasura me vitaminë C janë: specat, brokoli, lakrat e vogla, limonët, luleshtrydhet, lulelakra, kivi, mango, agrumet.

Zinku

Zinku është tejet i rëndësishëm për imunitetin dhe kundër infeksioneve.

Ionet e zinkut kanë tendencën të pengojnë shumimin e viruseve dhe nxisin zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut.

Ushqimet më të pasura me zink janë: frutat e detit, mishi i viçit, mishi i qengjit, mishi i pulës, farat e kungullit, fasulet dhe thjerrëzat.

Vitaminat e Kompleksit B

Këto vitamina të rëndësishme nevojiten jo vetëm për energjinë e trupit por edhe për funksionet e trurit.

Ato i gjejmë tek drithërat e plota, produktet e bulmetit, fasulet dhe mishi.

Omega-3

Acidet yndyrore omga-3 janë tepër të rëndësishme në këto kohë izolimi.

Ato i bëjnë mirë trurit, zemrës, imunitetit e gjithçkaje në organizëm.

Ato i gjejmë tek farat Chia, arrat, farat e linit, vaji i ullirit e të tjerë./AgroWeb.org